• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET DOSJA/ Vendimi për 3 gjyqtarët dhe njeriun që takonte Dajtin në burgun 302
Home
Breaking News

ZBARDHET DOSJA/ Vendimi për 3 gjyqtarët dhe njeriun që takonte Dajtin në burgun 302

16 February, 2019 enxhi.autor Aktualitet, Breaking News

Një informacion i Drejtorisë së Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar pranë Policisë së Shtetit se tre gjyqtarët Skënder Damini,Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, i ulën dënimin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg Dritan Dajtin për përfitim financiar, ka shërbyer si indicie për prokurorinë që të ushtrojë një kontroll të imtësishëm në banesat e tre gjyqtarëve.

Një informacion i Drejtorisë së Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar pranë Policisë së Shtetit se tre gjyqtarët Skënder Damini,Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, i ulën dënimin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg Dritan Dajtin për përfitim financiar, ka shërbyer si indicie për prokurorinë që të ushtrojë një kontroll të imtësishëm në banesat e tre gjyqtarëve. Informacioni vinte në dijeni drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, se tre gjyqtarët kanë marrë shuma të konsiderueshme financiare për të favorizuar Dritan Dajtin në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Kaq ka mjaftuar që Donika Prela së bashku me prokurorin tjetër Klodian Braho të nisin proçedim penal për akuzën e Korrupsionit ndaj tre gjyqtarëve të sipërcituar. Në vazhdën e veprimeve hetimore, dy prokurorët i janë drejtuar gjykatës në datën 14 shkurt 2019, pasdite, me një kërkesë për kontroll banese të tre gjyqtarëve Skënder Damini,Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Kërkesa e prokurorisë së Krimeve të Rënda është shqyrtuar nga gjyqtarja Liljana Baku, e cila ka vendosur të pranojë kërkesën dhe të autorizojë policinë gjyqësorë për ushtrimin e kontrolleve të banesave të tre gjyqtarëve.

”Shqiptarja.com” disponon të plotë vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda ku veç kontrollit të banesave të tre gjyqtarëve, jepet edhe një rezyme mbi një tjetër person i quajtur Bledar Musaj. Sipas informacioneve të mbledhura nga policia, Bledar Musaj rezulton në rregjistrat e hyrje-daljeve në burg, si njeriu që ka zhvilluar më shumë takime me Dritan Dajtin dhe nisur nga kjo situatë, policia ka njoftuar prokurorinë që të verifikonte pozicionin e këtij personi. Por “Shqiptarja.com” mëson se Bledar Musaj është njeri i afërt me Dritan Dajtin dhe ka qënë avokat i Dajtit në këtë proces. Për shkak të mbrojtjes ligjore që ai duhet të realizonte, ka kryer shumë takime në burg me Dajtin. Policia nuk jep asnjë të dhënë se si lidhet Musaj me rolin e tre gjyqtarëve të proceduar penalisht, por kërkon që ai të verifikohet nga prokuroria për këtë çështje.

Në dobi të këtij hetimi, Policia e Shtetit ka sekuestruar librat e hyrje-daljeve në burgun 302 në Tiranë, por çuditërisht një nga librat nuk është gjendur nga administrata e këtij burgu dhe nuk i është dorëzuar policisë. Vendimi i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rëndapër heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i provuar si fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 pranë plazhit”Iliria” në Durrës dhe dënimin përfundimisht të tij me 25 vite burg ka shkaktuar reagime të forta nga qeveria,opozita dhe opinioni publik, ndërsa prokuroria po përgatitet për rekurs të dosjes në Gjykatën e Lartë.Trupa gjykuese që dha vendimin përbëhej nga Fuat Vjerdha, që është edhe kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, anëtarët janë Lindita Hoxha e Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër. Ndërsa pesëshja e gjyqtarëve u plotësua me dy gjyqtarët e tjerë Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë. Tregjyqtarë, të cilët janë; Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Danimi kanë votuar për aplikimin e gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar të Dritan Dajtit me 25 vite burg.Ndërsa dy gjyqtarët e tjerëFuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër për heqjen e dënimit përjetë.

Liljana Baku

Kërkesa e prokurorisë së Krimeve të Rënda është shqyrtuar nga gjyqtarja Liljana Baku, e cila ka vendosur të pranojë kërkesën dhe të autorizojë policinë gjyqësorë për ushtrimin e kontrolleve të banesave të tre gjyqtarëve.

Avokati

Për shkak të mbrojtjes ligjore që ai duhet të realizonte, ka kryer shumë takime në burg me Dajtin. Policia nuk jep asnjë të dhënë se si lidhet Musaj me rolin e tre gjyqtarëve të proceduar penalisht, por kërkon që ai të verifikohet nga prokuroria për këtë çështje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË FIER/ Detajet e REJA: Pista kryesore ajo e hakmarrjes, dyshohet... (FOTO)
Previous article DUHET TA DINI/ Kështu mund ti shpëtoni jetën dikujt që ka pësuar para-infarkt

enxhi.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT