• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbardhet urdhri: Shefat e policisë çdo muaj do japin llogari para qytetarëve
Home
Sociale

Zbardhet urdhri: Shefat e policisë çdo muaj do japin llogari para qytetarëve

25 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Shefat dhe drejtorët e Policisë do të japin llogari para qytetarëve për sa i përket situatës së kriminalitetit në çdo zonë.

Burime të Report TV nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se u është dhënë urdhër shefave të komisariateve që çdo 1 muaj të zhvillojnë takime me qytetarët për të diskutuar për situatën e kriminalitetit dhe problemet që kanë banorët. Takimet do të zhvillohen në lagje ose në salla të mbyllura, ku qytetarët do ftohen të marrin pjesë.

Edhe drejtorët e Policisë në qarqe do të japin shpjegime 1 herë në 6 muaj. Drejtorët do të zhvillojnë takime me qytetarët në kinema ose salla të mëdha. Shefat e komisariateve dhe drejtorët do ti përgjigjen pyetjeve të qytetarëve, por edhe do të tregojnë para tyre për situatën e kriminalitetit. Drejtorët dhe shefat e policisë do të raportojnë për veprat penale dhe do tregojnë me emra cilët janë grupet kriminale në qytet dhe çfarë është bërë për ndalimin e këtyre grupeve.

Urdhri për takimet e shefave të policisë do fillojë të zbatohet nga muaji janar 2018. Modeli i takimeve të drejtuesve të policisë me komunitetin është marrë si shembull nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimet e hapura të shefave të policisë me komunitetin, pritet ti shërbejnë uniformave blu edhe për të marrë informacione nga qytetarët për krimet në çdo zonë, por edhe për t’ju përgjigjur shqetësimeve të çdo banori.

Urdhri parashikon që të gjithë shefat e komisariateve dhe drejtorët e Policisë në qarqe të fillojnë planifikimet për takimet me komunitetin në muajin janar, ndërkohë që në muajin shkurt 2018 pritet të zhvillohen bashkëbisedimet e para me qytetarët e çdo lagjeje në kryeqytet, por edhe në qytet e tjerë. Pjesë e takimeve me qytetarët do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Cako.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Veliaj i shmanget pyetjes për Tahirin: Nuk di gjë për të…
Previous article Yjet e Parisit me valixhe në dorë, katër drejt largimit nga skuadra e Emery

k.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT