• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Veliaj i shmanget pyetjes për Tahirin: Nuk di gjë për të…
Home
Shqipëri

Veliaj i shmanget pyetjes për Tahirin: Nuk di gjë për të…

25 December, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është treguar mjaft i ftohtë ndërsa është pyetur për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe problemet e tij me drejtësinë. I njohur si rival i heshtur i Tahirit brenda PS-së, Velaj e ka mohuar që të kishte pasur kënaqësi apo “heshtje miratuese” pas asaj që i ndodhi Saimir Tahirit. Mund të duket e habitshme, por Veliaj tha se ishte “i painformuar” për këtë çështje.

“Unë jam shkëputur nga puna e qeverisë që para dy vjet e gjysmë dhe gjithë kontaktet që kam pasur me deputetët kanë qenë për çështje të zonës, përfshirë edhe Saimirin, për çështje të Kombinatit, për investimet aty dhe kryetarët e bashkive nuk marrin pjesë as në mbledhje të grupit.

Në mbledhje të kryesisë, dy herë mbaj mend kam qenë edhe jashtë me shërbim për takuar kolegë, pra kam qenë komplet i papërfshirë në këto debate dhe diskutime. Kësisoj, edhe disa herë me thënë të drejtën edhe i painformuar.

Një pjesë të madhe të gjërave i kam marrë nga media, por unë besoj që për të gjithë këto gjëra, drejtësia është akoma duke kërkuar të vërtetën dhe besoj që çdo lloj spekulimi me gjëra të paprovuara shton këtë dozën e dyshimit e mosbesimit në Shqipëri, ku ne i kemi gjërat më shumë me “më the, të thashë”, sesa me gjëra të provuara.

Në këtë sens, e kam parë thuajse si çdo qytetar, nga jashtë, pa ndonjë informacion të veçantë nga mbledhjet e partisë apo grupit ku unë s’jam pjesë” – tha Veliaj në një intervistë për “Top Story”.

Pyetjes nëse kishte komunikuar me Tahirin, Veliaj iu përgjigj: “Kam komunikuar. Për një solidaritet njerëzor. Kaq!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Mimoza Shkodrën e “ekzalton” pema e Krishtlindjeve
Previous article Zbardhet urdhri: Shefat e policisë çdo muaj do japin llogari para qytetarëve

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT