• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET SKEMA/ Si funksiononte grupi kriminal i Adi Çobës! ‘Bisha’ udhëzonte me SkyECC nga Durrësi! ‘Rrjeti’ i shqiptarëve përpunonin drogën, italianët e shisnin
Home
Breaking News

ZBARDHET SKEMA/ Si funksiononte grupi kriminal i Adi Çobës! ‘Bisha’ udhëzonte me SkyECC nga Durrësi! ‘Rrjeti’ i shqiptarëve përpunonin drogën, italianët e shisnin

22 May, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një megaoperacion mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane çuan në goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës. Në total u lëshuan 52 masa sigurie, ku vetëm 42 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa 10 persona rezultojnë të jenë ende në kërkim, mes tyre edhe Visi i Pojës dhe Adi Çoba. Në total pjesë e grupit janë 40 shqiptarë dhe 12 italianë.

Report Tv ka siguruar edhe dosjen italiane dhe emrat e 14 shqiptarëve për të cilët është lëshuar masë sigurie dhe fotot e disa prej tyre. Disa prej tyre mes grupit të trafikut të drogës, njihen me pseudonime të ndryshme. Një prej tyre, Adi Çoba, i cili është edhe organizatori i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali, njihej me 4 ‘nofka’, “Bazholi”, “Bisha”, “I shëndoshi”, “Cigani”.

Adi Çoba është një emër tërësisht i panjohur për drejtësinë, por shfaqet për herë të parë si drejtuesi i këtij rrjeti kriminal. Në dosje gjendet edhe kjo foto si më poshtë që tregon si funksiononte grupi i Adi Çobës, një rrjet kriminal i mirëorganizuar për trafikun e drogës, ku secili prej anëtarëve ka rolet e ndara.

Organigrama si funksiononte grupi kriminal i Adi Çobës
Në krye të skemës qëndron vetë Çoba, i cili rezulton të jetë drejtuesi i organizatës i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. Ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, shqiptarë dhe italianë.

“Adi Çoba në cilësinë e shefit dhe promovuesit të grupit, siguronte dhe dërgonte në Itali nga jashtë sasi të mëdha heroine dhe kokaine, koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e paligjshme të pjesëmarrësve të tjerë të grupit”, thuhet në dosje.

Pasi Çoba kujdesej që droga të shkonte drejt Italisë, atje e prisnin shqiptarë të tjerë pjesë e grupit kriminal, siç shihet edhe në organigramën se si funksiononte rrjeti.

Në territorin italian, një ndër figurat kyçe ishte Erigels Presi, i cili priste drogën në Itali, e merrte e ruante dhe kujdesej për përpunimin e heroinës dhe kokainës të ardhur nga Shqipëria. Së bashku me të vepronin Agron Ganaj, Nuredin Kiptiu, Andrea Buonsante, Giovanni Montedoro të cilët paketonin drogën me qëllim që të shpërndanin në treg.

“Erigels Presi, Massimiliano Fiore, Agron Ganaj, Nuredin Kiptiu, Andrea Buonsante, Giovanni Montedoro akuzohen për pjesëmarrje në këtë organizatë të trafikut të drogës, për llogari të së cilës, duke marrë pjesë në fitime në përpjesëtim me rolin e tyre, merrnin substancën narkotike dhe, pas fshehjes në vendet në dispozicionin e tyre dhe përpunimit e paketimit, e transportonin me mjete të dedikuara për këtë qëllim dhe e shpërndanin në territorin italian te blerësit e qëndrueshëm, nga provinca e Leçes, konkretisht në San Cataldo di Lecce dhe Oria, duke marrë në këmbim pagesa në para cash, të cilat pjesëmarrësit i transportonin në Shqipëri, ku qëndronte Adi Çoba”, thuhet në dosje.

Pas përpunimit, droga u dorëzohej shpërndarësve të tjerë, të cilët ishin pjesë e hallkës finale: Angelo Zanzarelli, Michele Sterlicchio, Francesca Caputi dhe Mazzuti Luisa, të cilët e shisnin drogën pakicë në zonat e Oria-s dhe San Cataldo-s së Leçes.

Anëtarët e rrjetit kujdeseshin edhe për grumbullimin e shumave të mëdha të parave cash të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, të cilat më pas transportoheshin drejt Shqipërisë te kreu i grupit Adi Çoba, përmes linjave të autobusëve.

Në një rast konkret më 27 prill 2022, Zanzarelli Angelo u ndalua në parkingun e një supermarketi në Brindisi, ku iu gjet në makinë shuma prej 16,990 euro, që do t’ia dorëzonte Nuredin Kiptiu. Të dy ndodheshin në vendin e takimit për të finalizuar pagesën e një sasie droge.

Hetimet kanë zbuluar se grupi i drejtuar nga Abi Çoba ka trafikuar kokainë e heroinë, të cilat në dosje referohen si “e bardha” dhe “ e kuqja”, nga viti 2016 deri në qershor 2022, jo vetëm nga Shqipëria drejt Italisë, por edhe në Holandë.

Adi Çoba bazën e kishte në qytetin e Durrësit dhe të gjithë veprimtarinë kriminale e drejtonte përmes komunikimit në SkyECC, përmes të cilit komunikonte me pjesëtarët e organizatës dhe jepte udhëzimet për ngarkesat, shpërndarjen dhe pagesat.

Grupi u fundos pas zbërthimit të bisedave në SkyECC, përgjimeve ambientale, por edhe dëshmisë së 3 të penduarve të drejtësisë, mes tyre Nuredin Dumani. Po ashtu, Report Tv publikon edhe foto të disa prej shqiptarëve për të cilët Gjykata e Barit ka lëshuar masa sigurie dhe që janë të përfshirë në episode të ndryshme të trafikut të drogës, mes tyre edhe Redi Tusha, vëllai i Ervis Tushës, truprojës së Sali Berishës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA NGA JETA E ARTAN LAMES/ Veliaj: Mik i vyer! Do t’u mungojë shumë të gjithë atyre që patën fatin ta njohin
Previous article VIDEO E LIDERËVE ME AI NË SAMIT/ Erdogan: Shqipëria bëri diçka interesante në prezantim

s.autor

Postime të ngjashme

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj Aktualitet

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT