• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbardhet sherri mes Tahirit dhe Visho Ajazit, kulmi arriti kur…
Home
Shqipëri

Zbardhet sherri mes Tahirit dhe Visho Ajazit, kulmi arriti kur…

8 November, 2017 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Një vit pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë për kanabisin, Partia Demokratike zyrtarizoi kërkesën për deklasifikimin e mbledhjes dhe publikimin e të dhënave të raportuara në këtë mbledhje. Policia, Ministria e Brendshme, por dhe vetë qeveria tashmë kanë pranuar problematikën me kanabisin, kryesisht përgjatë vitit 2016, por PD insiston për publikimin e të dhënave që janë raportuar në këtë mbledhje.

Mbledhja u zhvillua më 11 nëntor të vitit të shkuar me kërkesë t ëish-Presidentit të Republikës dhe mbështetjen e ish-kreut të LSI, aktualisht President i Republikës, Ilir Meta. Në kulmin e debatit për këtë çështje, Mapo ka mundur të zbardhi disa nga debatet me tone të larta në këtë mbledhje. Të pranishëm kanë qenë drejtuesit e institucioneve kryesore, kreu i opozitës dhe mbledhja drejtohej nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Kulmi i debateve në mbledhje ka ardhur pas raportimit t ëish-kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika i cili ka lexuar për të pranishmit të dhëna të sakta sipas tij mbi implikimin e zyrtarëve të policisë në kultivimin e kanabisit. Po ashtu kreu i SHISH, ka treguar për sipërfaqet e kanabisit të kultivuar në mbarë vendin dhe për këtë situatë ka bërë përgjegjëse Policinë e Shtetit. Sipas të dhënave mësohet se SHISH ka qenë insitucioni i vetëm që ka referuar në prokurori të dhëna për implikimin e drejtuesve të lartë të policisë në kultivimin dhe mbrojtjen e parcelave të kanabisit.

Pikërisht ky moment ka sjellë reagimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri tashmë nën hetim për trafikim kanabisi në formën e grupit të struktuaruar kriminal, i cili i është drejtuar ish-kreut të SHISH me fjalët: Ju po luani lojë politike. “Për gjithçka thatë në këtë mbledhje nuk keni sjellë asnjë informacion në Ministrinë e Brendshme”, mësohet t’i jetë drejtuar Tahiri ish-kreut të SHISH. Menjëherë i është përgjigjru Ajazi i cili duke ju drejtuar Tahirit ka thënë: Nuk mund të sjellë informacione në Ministrinë e Brendshme, pasi zyrtarë të ndryshëm të ministrisë tuaj mund të dekonspirojnë informacionin. Ish-ministri i Brendshëm ka reaguar sërish por me tone të larta, duke bërë që Presidenti i Republikës të ndërhyjë për të qetësuar situatën.

Por ky moment nuk e ka qetësuar aspak situatën, pasi ish-ministri i Brendshëm, sërish me tone të larta i është drejtuar Presidentit të Republikës me fjalët: Ju po luani lojën e Sali Berishës. Situata që paraqiti kreu i SHISH, nuk është aspak e tillë. Por Presidenti i ka kërkuar sërish të qetësohet, ndërsa në debat ka ndërhyrë dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila i është kundërvënë Presidentit të Republikës.

Aktualisht ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i dyshuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh në bashkëpunim me grupin e Habilajve. Ndërsa ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është akuzuar publikisht nga opozita për fikjen e radarëve që monitorojnë detin në rastet e trafikut në narkotikëve. Të dyja këto çështje po hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çmimi “Goncourt” i jepet autorit të romanit për ngjitjen në pushtet të Hitlerit
Previous article Nga psikopatët deri tek vrasësit serialë, cila është shenja më e rrezikshme e horoskopit?

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT