• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Çmimi “Goncourt” i jepet autorit të romanit për ngjitjen në pushtet të Hitlerit
Home
Libri

Çmimi “Goncourt” i jepet autorit të romanit për ngjitjen në pushtet të Hitlerit

8 November, 2017 ambra.sk Kulturë, Libri

Çmimi prestigjioz francez i letërsisë “Goncourt”, iu dha dje Eric Vuillard, autorit të librit që përshkruan ngjitjen në pushtet të diktatorit gjerman, Adolf Hitler.

Në romanin “L’ordre du jour”, të 49 vjeçarit Eric Vuillard, gërshetohen detaje të trilluara me ato të realitetit, që autori i përdor për të eksploruar frikën, inercinë dhe oportunizmin e karaktereve të ndryshëm të asaj periudhe.

Takimi i fshehtë midis Hitlerit dhe liderit gjerman të prodhimit industrial, në shkurt të vitit 1933 luan një rol të rëndësishëm në historinë e romanit.

Gjithashtu, Vuillard ka trajtuar edhe më herët tematika të episodeve historike në librat si “14 Juillet”, mbi rënien e një kështjelle në Paris, e njohur zyrtarisht si Bastille Saint-Antoine gjatë revolucionit francez, dhe “Kongo” ku zhvillohen ngjarjet e kolonizimit të Afrikës.

Ceremonia e ndarjes së çmimit të letërsisë franceze “Goncourt”, është zhvilluar çdo vit, që prej vitit 1903, nga akademia ”Goncourt”.

Ky është një çmim simbolik prej 10 eurosh që nxit shitjet e fituesit deri në një shifër rekord.

Çmimi i dytë i madh i letërsisë “Renaudot” iu dorëzua sot Olivier Guez , autorit të veprës mbi nazismin, “La Disparition de Josef Mengele”.

Guez përshkruan fatin e mjekut famëkeq në kampin e përqëndrimit të Auschwitzit, i cili u arratis në Argjentinë pas disfatës naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dybala gati valixhet, zbuloni kush është gati "të çmendet" për kartonin e tij
Previous article Zbardhet sherri mes Tahirit dhe Visho Ajazit, kulmi arriti kur...

ambra.sk

Postime të ngjashme

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT