• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ZBARDHET PROJEKTVENDIMI / Ja fituesit që do të marrin kredi të buta
Home
Ekonomi

ZBARDHET PROJEKTVENDIMI / Ja fituesit që do të marrin kredi të buta

19 December, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Në datën 21 dhjetor të këtij viti, do të mbahet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës ku pritet miratimi i listës fituese të 500 familjeve që do të përfitojnë shtëpi me kredi të butë. ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot projektvendimin për miratimin e familjeve që përfitojnë nga programi social “Subvencionimi i interesave të kredisë”, për vitin 2018.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, rezulton se nga 1082 aplikime, plot 1005 të tilla janë të rregullta dhe plotësojnë kriteret për përfitimin e kredisë së butë për shtëpi. “77 aplikime janë skualifikuar, nga të cilat 59 kanë rezultuar të parregullta dhe/ose me mangësi në dokumentacion, 6 aplikime për shkak se të ardhurat familjare rezultojnë mbi limitin e përcaktuar në udhëzuesin operacional, dhe 12 aplikime kanë rezultuar nën limitin e përcaktuar në udhëzuesin operacional”,-theksohet në projektvendim.

Fituesit dhe lista e pritjes
‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot tabelën me fituesit (bazuar në strukturat korresponduese të shtëpive); të skualifikuarit dhe ata që kanë kaluar në listën e pritjes. Përkatësisht 36 persona kanë fituar garsonierë; 337 kanë fituar shtëpi 1+1 me kredi të butë; 81 të tjerë do të marrin shtëpi 2+1 dhe vetëm dy familje do të paguajnë një shtëpi 3+1 me kredi të butë.

Familjet përfituese do të kenë një afat prej 4 muajsh, i cili fillon nga momenti i njoftimit që do të kryejë Bashkia Tiranë, që të paraqiten pranë bankës për lidhjen e kontratës. Në rast se familjet përfituese nuk respektojnë këtë afat, atëherë kjo përbën shkak që banka të vijojë me familjet e vendosura në listën e pritjes, e cila do t’i vendoset në dispozicion nga struktura përkatëse e Bashkisë Tiranë.

“Komisioni vendosi se pjesa prej 549 familjeve të vendosen në listën e pritjes, e cila do të jetë e zbatueshme për rastet kur familjet e shpallura fituese nuk paraqiten, heqin dorë, nuk pranojnë dhe/ose refuzojnë që të lidhin kontratën përkatëse me institucionin financiar bankar të përzgjedhur nga Bashkia Tiranë”-thuhet në relacion. Programi social i strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” synon të mbështesë në blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës, nëpërmjet kredive hipotekore me kushte lehtësuese, e cila jepet për strehim dhe kur një pjesë e interesave të kredisë subvencionohet nga Bashkia Tiranë. Ky program shërben për strehimin e familjeve dhe individëve që nuk janë në gjendje ekonomike e sociale të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË GJITHË KËRCEJNË"/ Mbrëmja gala që do të sjellë valsin vienez në kryeqytet
Previous article ANTIKORRUPSIONI/ 13 masa disiplinore tek Drejtoria e Transportit Rrugor Tiranë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT