• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANTIKORRUPSIONI/ 13 masa disiplinore tek Drejtoria e Transportit Rrugor Tiranë
Home
Aktualitet
Drejtësi

ANTIKORRUPSIONI/ 13 masa disiplinore tek Drejtoria e Transportit Rrugor Tiranë

19 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë në krye të listës së prioriteteve të qeverisë shqiptare dhe strukturave të posaçme të ngritura prej saj, për të goditur këtë fenomen tejet negativ për shoqërinë dhe shtetin ligjor.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, publikoi rezultatet e arritura nga Task Forca Antikorrupsion.

“Në dy javët e kaluara Task Forca Antikorrupsion ka organizuar kontrolle administrative pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë dhe Elbasan, duke marrë në konsideratë disa denoncime. Nga këto kontrolle kanë rezultuar shkelje ligjore dhe administrative, në organizimin e testimeve për marrjen e lejeve të drejtimit, ku ka dyshime të arsyeshme se gjatë procesit të testimit, janë krijuar situata për të favorizuar të testuarit, nga personat përgjegjës të cilët kanë si detyrë të administrojnë procesin për elementë parregullsie të procesit të testimit”, tha Gjonaj.

“Bazuar në raportin e kontrollit, për shkeljet e konstatuara, Task Forca Antikorrupsion ka rekomanduar dhënien e 13 masave disiplinore, nga të cilat 2 largime nga puna”. “Për Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë është rekomanduar largimi nga puna për Përgjegjësin e Sektorit të Testimeve, dega e drejtuesve të mjeteve; dhe 5 vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për 4 specialistë të testimit, dega e drejtuesve të mjeteve dhe për përgjegjësin e sektorit juridik”, sqaroi Gjonaj.

Po ashtu, ajo theksoi se “për Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan është rekomanduar largimi nga puna për Kryetarin e Degës së Drejtuesve të Mjeteve dhe 3 vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për 3 specialistë të testimit në Degën e Drejtuesve të mjeteve.

“Janë vendosur edhe 3 masa administrative “Vërejtje” për drejtorinë rajonal të Elbasanit, kryetaren e degës së financës dhe 1 specialist testimi pranë Degës së Drejtuesve të Mjeteve”, theksoi Ministrja.

“Task Forca Antikorrupsion në zbatim të detyrave të saj funksionale krahas masave ndëshkimore ka rekomanduar edhe marrjen e 7 masave të tjera organizative, të cilat do të bëjnë të mundur që shkeljet e konstatuara të mos përsëriten më në të ardhmen”, tha Gjonaj.

Gjatë kësaj periudhe 2-javore një punë mjaft e mirë dhe me rezultate konkrete kundër korrupsionit është bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera ligjzbatuese. “Si rezultat i kësaj pune, gjatë dy javëve të fundit janë evidentuar 55 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës nga funksionarët publikë”, vijoi Gjonaj.

“Janë proceduar penalisht 80 autorë, nga të cilët 11 autorë të arrestuar apo ndaluar dhe 69 të tjerët ndiqen në gjendje të lirë. Ndër procedimet penale të javës së fundit, bën pjesë edhe rasti i një pedagogu në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në Universitetin e Vlorës, i cili u denoncua në media se i kishte marrë ryshfet një studenti për t’i mundësuar marrjen e një provimi”, vijoi Gjonaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET PROJEKTVENDIMI / Ja fituesit që do të marrin kredi të buta
Previous article E BUJSHME/ Zbulohet paga, Real Madrid KTHEN Mourinhon në klub

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT