Është zbardhur ngjarja e ndodhur më 8 shkurt në lagjen “Guerrile” të Shkodrës ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i plagosur 60 vjeçari Selami Brahimi.
Tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë
68 vjeçari dyshohet të ketë qenë autori kryesor atentatit ku u qëllua me armë zjarri drejt automjetit tip “Citroen” ku udhëtonte Selami Brahimi i cili fatmirësisht arriti të shpëtonte duke u plagosur lehtë.
Shënjestra e atentatit ka deklaruar në polici se nuk e kishte konflikte me askënd dhe se nuk kishte arritur të shquante fytyrën e autorit.
Ndaj shtetasit Sulejman Kapllani, Prokuroria kishte lëshuar një urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit “AK-47” që u përdor për atentatin si dhe automjeti i përdorur për transportin e autorit.