• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 March, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

30 March, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET NGJARJA/ Tentoi të kalonte drogë me kamion në Portin e Durrësit, prangoset organizatori dhe pronari i 38 kg heroinë
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHET NGJARJA/ Tentoi të kalonte drogë me kamion në Portin e Durrësit, prangoset organizatori dhe pronari i 38 kg heroinë

3 June, 2020 bora.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së dy javëve më parë, ku u kapën 68 pako me lëndë narkotike heroinë, brenda një kamioni në Portin e Durrësit.

Pas një pune të mirëorganizuar nga autoritetet policore, është vënë në pranga 55-vjeçari Pirro Çapi, organizator dhe posedues i sasisë prej 38 kg heroinë.

Njoftimi i policisë

Durrës

Vijon operacioni “Parkingu”.

Operacioni për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të drogave të forta, në kuadër të të cilit, dy javë më parë, në Port Durrës, nga Policia Kufitare u sekuestruan 68 pako me lëndë narkotike heroinë dhe u vu në pranga drejtuesi i kamionit në të cilin u konstatua lënda narkotike.

Sektori për Narkotikët në DVP Durrës ka zbardhur skemën e organizmit të tentativës për trafikim të sasisë së lëndës narkotike të sekuestruar.

Vihet në pranga organizatori, njëherazi edhe poseduesi i 38 kg heroinë.

Më datë 17.05.2020, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe autoritet doganore, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që drejtonte shtetasi Dh. Z. dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura, brenda të cilave ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, si dhe vunë në pranga drejtuesin e kamionit,  shtetasin Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë, identifikimin dhe kapjen e personave organizatorë të kësaj tentative për trafikim të drogave të forta drejt Italisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas një pune operativo-gjurmuese dhe hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, bënë të mundur sigurimin e provave dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mbi bazën e provave të grumbulluara, paraditen e sotme, Prokuroria nxori urdhrin e ndalimit për shtetasin P. Ç, 55 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të urdhrit të ndalimit, e kanë kapur dhe ndaluar shtetasin P. Ç. në afërsi të banesës së tij,  në rrugën “Kumini”, në lagjen nr. 4 Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është organizatori dhe poseduesi i sasisë prej 38 kg heroinë të kapur në datën 17.05.2020, në Portin e Durrësit.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materiale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QEVERIA E RE E KOSOVËS/ Vjosa Osmani del kundër: Varet nga Beogradi, s’përfaqëson vullnetin e qytetarëve
Previous article NISMA NË RRJETET SOCIALE/ "Për fëmijërinë e humbur", reagimet e forta për viktimat e abuzimit seksual. Ekranet bëhen rozë

bora.autor

Postime të ngjashme

E PLOTË/ E akuzuan për plagosjen e gruas në Lushnje, flet nga Italia Laert Hasalla: Ngjarje e sajuar, vëllai im… Aktualitet

E PLOTË/ E akuzuan për plagosjen e gruas në Lushnje, flet nga Italia Laert Hasalla: Ngjarje e sajuar, vëllai im…

DEL FOTO/ Pasi u dënua me 35 vjet burg i plagosën motrën, kush është Kastriot Hasalla Aktualitet

DEL FOTO/ Pasi u dënua me 35 vjet burg i plagosën motrën, kush është Kastriot Hasalla

PROJEKTLIGJI PËR EMIGRACIONIN NË FRANCË/ Familja shqiptare kërcënohet me dëbim: S’mund të na ktheni, kemi... Aktualitet

PROJEKTLIGJI PËR EMIGRACIONIN NË FRANCË/ Familja shqiptare kërcënohet me dëbim: S’mund të na ktheni, kemi...

Facebook Comments

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste Blog

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit Blog

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip Blog

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend! Blog

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend!

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT