• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 February, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

3 February, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NISMA NË RRJETET SOCIALE/ “Për fëmijërinë e humbur”, reagimet e forta për viktimat e abuzimit seksual. Ekranet bëhen rozë
Home
Ekskluzive

NISMA NË RRJETET SOCIALE/ “Për fëmijërinë e humbur”, reagimet e forta për viktimat e abuzimit seksual. Ekranet bëhen rozë

3 June, 2020 bora.autor Aktualitet, Ekskluzive, Sociale

Rasti i rende i abuzimit të një të miture 15-vjeçare në Tiranë nxiti reagimin e ashpër të qytetarëve, të cilët reaguan nëpër rrjete sociale. Veç tyre, reagime te forta ka patur edhe nga moderatoret apo blogeret shqiptare që kane bërë thirrje të forta për t’iu bashkuar protestës kunder pedofilisë për të gjitha vajzat e gratë shqiptare që sot nuk munden të flasin.

Një tjeter nismë është edhe ajo e fotos rozë, e ngjashme me të zezën qe u perdor nga e gjitha bota për rastin e vrasjes së afro-amerikanit Floyd.

Me hastagun #forthegirls, qëllimi është solidarizimi e bërja bashkë në momente si këto që fëmijeria e humbur të mund të parandalohet.

AlpeNews.al ju sjell disa prej reagimeve.

View this post on Instagram

“Per ty qe dje nuk festove dot 1 qershorin… “ ishte nje qendrim/reagim qe me shpirt e thashe ne #ftesënë🖐🏼 drejtuar 15 vjecares qe eshte mbyllur vetem ne dhome dhe kush e di c’po perjeton dhe qe ndihet vetem, e perdhunuar dyfish nga trajtimi qe media i beri gjithe diten e djeshme… por pse po e postoj sot? Gjate gjithe dites kam pare kaq shume postime te shqiptareve me #blacklivesmatter (dhe sh mire kane bere, madje u kam bere like) poooooor si ka mundesi, si si si, qe nuk postojne, nuk denoncojne, nuk ngrihen te godasin keto sjellje cnjerezore, te persitura ndaj femijeve dhe t’i thone nje fjale inkurajuese, por edhe shprese asaj qe eshte vetem e kush e di ne cfare gjendje, padrejtesisht ne ate gjendje.

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on Jun 2, 2020 at 11:43am PDT

View this post on Instagram

#blackoutday for me is #pinkoutday #lifeofrappedgirlsmatter Sot do doja qe te mbushnim instagramin me roze ne mbeshtetje te gjithe atyre vajzave e grave qe heshtin kundrejt dhunes e abuzimeve qe perjetojne cdo dite. Une do jem neser ne sheshin Nene Tereza ne oren 4 bashke me 3 vajzat e mija dhe do doja qe te na bashkoheshin mama vajzash e mama djemsh, vajza qe duan ti japin sadopak ze vajzavee grave te friksuara, viktimave te abuzimeve seksuale, mjaft u ndjete te gjykuara dhe jemi ketu qe te kujtojme te drejtat themeltare te njeriut qe shkelen perdite. Duhet te shkundim fort disa mendesi te cilat rendojne fort mbi jetet e sigurine e femijeve tane, te ngreme zerin per institucione qe paguhen e nuk kryejne kurrfare funksioni por mbi te gjitha te reflektojme si prinder A po i rrisim mire keta femije, a po i transmetojme vlera dhe po i krijojme nje ambjet te shendetshem e te sigurte. Neser hajde dhe ti ! Eshte nje proteste paqesore aspak politike qe jam e bindur do na sherbeje dhe ne vete.

A post shared by Estela Ujka (@estelaujka) on Jun 3, 2020 at 1:16am PDT

View this post on Instagram

Posted @withregram • @aulonamusta Meqe ma fshine videot per ceshtje te drejtash autoriale, edhe pse ne ate video jam une!!! Po e postoj edhe nje here shkrimin, kete here shoqeruar me kerkesen, thirrjen, lutjen, pergjerimin, te jeni neser ne shesh! 🙏💪💪 Dje, e ftuar tek “Rudina” pata nje reagim emocional te cilin e pata te pamundur ta kontrolloja. Nuk behet fjale vetem per nje histori! Behet fjale per shume histori vajzash dhe grash shqiptare, te cilat qe kur lindin, e derisa vdesin jetojne te percmuara, urryera, dhunuara psikologjikisht e fizikisht nga nje shoqeri maskiliste qe i mohon cdo te drejte! Kam vite e vite qe e them dhe per fat te keq asgje nuk ka ndryshuar: e vetmja gje qe i mesohet vajzave ne vogeli eshte te jene viktima! Ato kane gjithmone faj, ato s’duhet te flasin, ato duhet te heshtin, mos te kene mendim, te kene kujdes me sjelljen, te nenshtrohen fillimisht ndaj figurave mashkullore te familjes, pastaj te fisit, per te kaluar tek burri, familja e burrit, fisi i burrit, shefi, e keshtu me radhe. Vajzat dhe grate kane gjithmone faj. Edhe kur i perdhunojne kane faji se jane provokuese ne veshje ose sjellje. Edhe kur i dhunojne kane faj se dicka do e kene bere ato se nuk te rreh njeri kot. Edhe kur kercenohen e shantazhohen kane faj sepse duhet te kishin treguar e denoncuar. Ama kur rebelohen apo ngrene zerin per ndonje padrejtesi, kane serisj faj se vetem imoralet kane guximin ta bejne kete, grate e mira dhe te ndershme ulin koken dhe pertypin cdo padrejtesi. A nuk eshte kjo fjali e pare qe i thone familjet cdo gruaje qe kerkon te largohet nga nje partner dhunues? Ul koken dhe duro se keshtu kemi bere te gjitha! Dhe historia vazhdon perseritet brez pas brezi. Vit pas viti. Gjoja emancipohet shoqeria shqiptare, por grate mbeten po njesoj viktima. Dhe askush nuk ben asgje! ASGJE! Edhe sa do vazhdojme keshtu? Une sinqerisht ndjej shume dhimbje, sepse per fat te keq nje shoqeri qe gruan e rrit, edukon dhe trajton si viktime do vazhdoje te mbetet nje shoqeri e prapambetur, e me shume probleme. Dhe une jam lodhur duke jetuar ne nje shoqeri si kjo!

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari) on Jun 3, 2020 at 4:36am PDT

View this post on Instagram

Meqe ma fshine videot per ceshtje te drejtash autoriale, edhe pse ne ate video jam une!!! Po e postoj edhe nje here shkrimin, kete here shoqeruar me kerkesen, thirrjen, lutjen, pergjerimin, te jeni neser ne shesh! 🙏💪💪 Dje, e ftuar tek “Rudina” pata nje reagim emocional te cilin e pata te pamundur ta kontrolloja. Nuk behet fjale vetem per nje histori! Behet fjale per shume histori vajzash dhe grash shqiptare, te cilat qe kur lindin, e derisa vdesin jetojne te percmuara, urryera, dhunuara psikologjikisht e fizikisht nga nje shoqeri maskiliste qe i mohon cdo te drejte! Kam vite e vite qe e them dhe per fat te keq asgje nuk ka ndryshuar: e vetmja gje qe i mesohet vajzave ne vogeli eshte te jene viktima! Ato kane gjithmone faj, ato s’duhet te flasin, ato duhet te heshtin, mos te kene mendim, te kene kujdes me sjelljen, te nenshtrohen fillimisht ndaj figurave mashkullore te familjes, pastaj te fisit, per te kaluar tek burri, familja e burrit, fisi i burrit, shefi, e keshtu me radhe. Vajzat dhe grate kane gjithmone faj. Edhe kur i perdhunojne kane faji se jane provokuese ne veshje ose sjellje. Edhe kur i dhunojne kane faj se dicka do e kene bere ato se nuk te rreh njeri kot. Edhe kur kercenohen e shantazhohen kane faj sepse duhet te kishin treguar e denoncuar. Ama kur rebelohen apo ngrene zerin per ndonje padrejtesi, kane serisj faj se vetem imoralet kane guximin ta bejne kete, grate e mira dhe te ndershme ulin koken dhe pertypin cdo padrejtesi. A nuk eshte kjo fjali e pare qe i thone familjet cdo gruaje qe kerkon te largohet nga nje partner dhunues? Ul koken dhe duro se keshtu kemi bere te gjitha! Dhe historia vazhdon perseritet brez pas brezi. Vit pas viti. Gjoja emancipohet shoqeria shqiptare, por grate mbeten po njesoj viktima. Dhe askush nuk ben asgje! ASGJE! Edhe sa do vazhdojme keshtu? Une sinqerisht ndjej shume dhimbje, sepse per fat te keq nje shoqeri qe gruan e rrit, edukon dhe trajton si viktime do vazhdoje te mbetet nje shoqeri e prapambetur, e me shume probleme. Dhe une jam lodhur duke jetuar ne nje shoqeri si kjo!

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta) on Jun 3, 2020 at 4:23am PDT

View this post on Instagram

Nga gjithe gurguleja e perdhunimit dhe abuzimit te minoreneve doja t'i rikthehesha dhe njehere rrezikut qe i kanoset femijeve tane dhe qe eshte me afer sec e mendojme. Si fillim edhe djemte jane pre e abuzimeve, madje e vuajne akoma me shume stereotipin e nje shoqerie maskiliste: se eshte cun e duhej t'i dilte Zot vetes. Shume djem nuk tregojne, pikerisht per kete gje, sepse kujtojne se eshte faji i tyre, qe nuk ishin te forte mjaftueshem dhe madje mendojne se e meritojne ate cka u ka ndodhur. Pra prinder te dashur mos kujtoni se eshte dicka qe u perket: atyre me goca!!! Zilja e alarmit nie per te gjithe!!!! Mos i besoni askujt femijen tuaj dhe mos e detyroni femijen tuaj te puthet e perqafohet me askend pa deshiren e vet!!! As me ju!!!! Shume prej vajzave qe me kane shkruar jane abuzuar nga familjare, djali i halles, tezes, daja, gjyshi, burri i kusherires apo miq te familjes!!!! Zhdukeni mendesine se femija duhet te puth e perqafoje kedo se keshtu quhet i dashur, ky eshte dhunim! Flisni me femijet tuaj per zonat intime dhe sa e rendesishme eshte te kuptoje qe ASKUSH, E THEKSOJ ASKUSH, nuk duhet ta prek!!!!! Mesoni femijen te respektoje trupin dhe privatesine e tij dhe zhdukni idete se "kalama eshte" dhe e lini lakuriq ne mes te shpise me njerez, ne mes te plazhit, etj! Nuk eshte thjesht "nje cope kalama" eshte NJERI me gjithe te drejtat e veta dhe duhet respektuar njelloj si nje i rritur dhe nuk mund te argetoje egot tona idiote. Shpetoje femijen tend duke e INFORMUAR SAKTE!

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes) on Jun 3, 2020 at 4:50am PDT

View this post on Instagram

Ky monster kercenonte te mituren se do i shkruante emrin dhe ofendimin KURVE neper mure, nqs ajo nuk i bindej!!!! Sot te gjithe duhet te nxjerrin ne mur surratin dhe emrin e tij ne murin e turpit!!!! Nxirreni ne murin e turpit ashtu sic meriton te denigrohet ky dhe cdo monster tjeter! Neser ora 16.00 ne sheshin Nene Tereza cohuni dhe dilni te protestojme per FEMIJET TANE!!! Cohuni te kerkojme denimin maksimal per pedofilet, femijet jane ne rrezik!!! #denimMaksimalPerPedofilet

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes) on Jun 3, 2020 at 12:14am PDT

View this post on Instagram

🌸Per femijerine e vjedhur. 🌸 Per vajzerine e keputur. 🌸 Per gjithe ato vajza qe kane frike dhe jetojne cdo dite ne peshen e ankthit. 🌸 Per gjithe ato vajza qe ndihen te pafuqishme. 🌸 Per gjithe ato vajza qe kane frike te flasin. 🌸 Per gjithe ato vajza qe mendojne qe kane faj. 🌸 Per gjithe ato vajza qe tremben nga nje shoqeri qe i quan fajtore dhe u ben moral. 🌸 Per gjithe ato vajza qe ndjehen te neperkembura dhe pa shprese. 🌸 Per gjithe ato vajza qe kane frike nga gjykimi i familjareve dhe llafet e botes. 🌸 Per gjithe ato vajza qe ne jete jane ndjere te kercenuara, te dhunuara, te bera pis, te fyera, te pakuptuara. 🌸 Per gjithe ato vajza, si une, si ti, si ato qe kane qene dje e qe po rriten sot, beje Instagramin roze per te qene pjese e nje kauze te madhe. 🌸 Qelbesiret e ketij vendi duhet te futen nen dhe nga turpi dhe nga frika. 🌸 Per te mbeshtetur te gjitha vajzat, neser do jemi te gjithe bashke ne Sheshin “Nene Tereza” #Repost @revista_ujori with @get_repost ・・・ #thelivesofrapedgirlsmatter #blackoutday everyday Behu pjese edhe ti e ketij hashtag-u! Beji share! Ndaje me miqte e tu! Nisur nga solidariteti i jashtezakonshem neper rrjete sociale nga vdekja e trishte e #georgefloyd, mendova se edhe sot ky solidaritet duhet te vazhdoje, por me ngjyren roze. Sigurisht qe ne nuk do ndalojme pedofilat apo perdhunuesit monstra neper Shqiperi, sepse kete spo mundet dot ta beje as ligji, por ne mund tu tregojme ketyre vajzave se kane mbeshtetjen tone virtuale. Ato nuk jane vetem! Ato jane me ne! Ngjyra roze vertet eshte me e pambrojtura nga instancat ligjore, por eshte ngjyra me e fuqishme ne bote e dhuruar nga Zoti! Ti nuk je vetem! Ne jemi bashke me ty! Ndihu fitmtare dhe lufto fort per jeten tende! Eshte teper e çmuar! Mbusheni sot feed-in e Instagramit me ngjyren roze! Ne jemi ketu me ty, per ty! 🌸

A post shared by Iva Tiço (@ivatico) on Jun 3, 2020 at 3:29am PDT

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET NGJARJA/ Tentoi të kalonte drogë me kamion në Portin e Durrësit, prangoset organizatori dhe pronari i 38 kg heroinë
Previous article DHUNUAN 15 VJEÇARIN NË TIRANË/ Prokuroria nis hetimet për njërin prej policëve

bora.autor

Postime të ngjashme

MIRATOHET LIGJI/ Deklasifikohen si "sekret shtetëror" dosjet e ish Sigurimit! Bie pengesa e fundit për hapjen e plotë Aktualitet

MIRATOHET LIGJI/ Deklasifikohen si "sekret shtetëror" dosjet e ish Sigurimit! Bie pengesa e fundit për hapjen e plotë

MAFIA SHQIPTARE shkakton përplasje në Ekuador, politika hap alarmin: Po ngrejnë shkolla për … Aktualitet

MAFIA SHQIPTARE shkakton përplasje në Ekuador, politika hap alarmin: Po ngrejnë shkolla për …

KREU I RI I GJYKATËS KUSHTETUESE/ Mbyllen aplikimet, ja tri gjyqtaret që synojnë drejtimin Aktualitet

KREU I RI I GJYKATËS KUSHTETUESE/ Mbyllen aplikimet, ja tri gjyqtaret që synojnë drejtimin

Facebook Comments

NILDA HALILI/ Nuk është turp të ndjekësh “Big Brother” Blog

NILDA HALILI/ Nuk është turp të ndjekësh “Big Brother”

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother Blog

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother

FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë Blog

FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë

EDMOND LAÇI/ Sot Viti i Ri Hënor Blog

EDMOND LAÇI/ Sot Viti i Ri Hënor

NDRIÇIM XHEPA: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore Blog

NDRIÇIM XHEPA: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT