• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET DOSJA/ “Po luaja me telefon”, Rrokaj tregon si i HAKEROI kompjuterët e SPAK: Hapa e-mail e prokurorëve…
Home
Breaking News

ZBARDHET DOSJA/ “Po luaja me telefon”, Rrokaj tregon si i HAKEROI kompjuterët e SPAK: Hapa e-mail e prokurorëve…

16 January, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet dosja e SPAK për Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismailin, ky i fundit ish kreu i Burgjeve, të cilët akuzohen se kanë hakeruar kompjuterët e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Në dosjen e siguruar Arnold Rrokaj ka treguar të gjithë ‘rrugëtimin’ që ka ndjekur, deri sa ka arritur që të ‘zbërthejë’ kompjuterët e SPAK.

“Kam qenë në banesë duke luajtur me telefonin tim personal, dhe po bëja disa skanime në një faqe online në rrjet, konkretisht, kjo faqe online, të cilat merren me skanimin e domain-eve, për të parë nëse ka ndërfaqe të tjera, nën faqe kryesore.

Kjo përdoret nga ekspertët e IT-së, për testimin e portave në rrjet. Pasi kisha provuar disa adresa, kam provuar faqen spak.gov.al. Veprim të cilin e kam bërë vetëm i shtyrë nga kurioziteti se çfarë kishte. Pasi kam provuar këtë faqe nga telefoni, më janë shfaqur tre ose katër ndërfaqe të tjera, të cilat ishin autodiscover.spak.gov.al, e shoqëruar dhe me numrin përkatës të IP-së, e dyta ishte mail.spak.gov.al dhe e treta ka qenë spak.gov.al.

Pasi i kam provuar, është hapur vetëm spak.gov.al. Më pas më është shfaqur një faqe email-i, ku më kërkonte kredencialet për të hyrë. Kam provuar disa kredenciale, konkretisht me emrat e prokurorëve të SPAK, pasi emrat e tyre ishin të afishuar në faqen zyrtare të SPAK. Pasi kam provuar disa prej tyre, është arritur të hapet përdoruesi me emrin elida.kackini, me fjalëkalim Spak@2019.

Pasi u hap, i shtyrë nga kurioziteti, kam provuar dhe të tjerë përdorues, si për shembull behar.dibra, me fjalëkalim Spak@2019, dhe gjithashtu përdoruesin me emër enkelida.millonai, me fjalëkalim Spak@2019.

Pasi këto tre janë hapur, i shtyrë nga kurioziteti, kam filluar duke parë materialet që ishin të dërguara dhe marrë në email-et e këtyre përdoruesve. Këto materiale, janë ruajtur në aparatin tim celular, të cilin ja kam vënë në dispozicion oficerëve të policisë gjyqësore, në folder-in download, në të cilin ka patur dhe materiale të tjera të shkarkuara, të cilat i kam fshirë.

Disa prej këtyre materialeve që kam shkarkuar, kam komunikuar me një shokun tim me emrin Zambak Gjoni, të cilit i kam dërguar disa prej këtyre materialeve. Kryesisht i kam dërguar disa informacione që janë bërë publike dhe në media. Këto materiale janë relacione, informacione të përpiluara nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit apo dhe të prokurorëve.

Këto materiale nuk i janë dërguar ndonjë personi tjetër, për arsye se kanë qenë tepër sensitive dhe të klasifikuara. Pastaj e kam kontrolluar herë pas here gjendjen e të tre përdoruesve, dhe kur kam gjetur të dhëna të tjera, i kam hapur, i kam lexuar, dhe më pas i kam fshirë.

Dua të ritheksoj faktin se këto materiale nuk jam kam dërguar njeriu tjetër përveç se shtetasit Zambak Gjonit dhe gjithashtu i kam administruar vetë. Gjithashtu dua të sqaroj faktin se për herë të fundit e kam kryer këtë veprim dje në mëngjes ose pardje, pra kam aksesuar adresën email behar.dibra, në të cilën vetëm lexova disa materiale, të karakterit të punës së përditshme rutinë, si relacione, informacione etj”, ka deklaruar ai. /Top Channel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FRIKË" NGA ATLETICO MADRID/ Juve vihet në lëvizje, i ofron rinovimin McKennie
Previous article MBAHEJ I BURGOSUR NË VENEZUELË/ Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT