• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET DOSJA/ Misteri! Si u larguan nga Shqipëria 300 ish-muxhahedinë?! Dyshime se mund të jenë përfshirë në sulme terroriste
Home
Breaking News

ZBARDHET DOSJA/ Misteri! Si u larguan nga Shqipëria 300 ish-muxhahedinë?! Dyshime se mund të jenë përfshirë në sulme terroriste

16 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen të tjera detaje nga hetimi 4-vjeçar mbi ish-muxhahedinët, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me Shërbimet Sekrete Iraniane.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dhe “News24” dosjen hetimore të SPAK, prej ku rezulton se që nga ardhja në Shqipëri e muxhahedinëve, 400 janë shkëputur nga kjo organizatë, 300 prej të cilëve janë larguar drejt vendeve të BE.

Siç raporton gazetarja Lala për “BalkanWeb”, është e paqarta se si ata kanë arritur ata të largohen nga Shqipëria. Ndërkohë, në dosje thuhet se 32 anëtarë kanë ndërruar jetë, 13 janë duke tentuar të largohen nga Shqipëria, ndërkohë që 35 aktualisht marrin ndihmë ekonomike nga MEK.

20 ish-anëtarë ka dyshime të jenë rekrutuar nga Shërbimet Sekrete Iraniane për marrjen e informacioneve të organizatës MEK në Shqipëri. Ata kishin detyrë të filmonin anëtarët e MEK dhe t’i kalonin informacionet te shërbimet iraniane.

Sipas të dhënave të dosjes, rezulton se SPAK ka urdhëruar kontroll në ambientet e shoqatës “Asila”, zyrat e marra me qira nga një ish-muxhahedin, si dhe në automjetin e tij. Janë kontrolluar apartamentet e tjera të marra me qira nga ish-muxhahedinë të tjerë. Gjithashtu, është kontrolluar dhe një automjet në pronësi të një shtetasi shqiptar dhe në përdorim të një iraniani.

Gjatë kontrolleve në këto banesa, SPAK ka gjetur pajisje elektronike dhe përgjuese, të cilat po këqyren për të zbuluar edhe personat me të cilët ata bashkëpunonin, duke qenë se 300 ish-anëtarë të kampit kanë arritur të largohen nga Shqipëria. Nuk dihet nëse këta ish-anëtarë janë të përfshirë në sulme. Në dosje thuhet se po bashkëpunohet me organet e huaja ligjzbatuese për të zbuluar nëse ata kanë qenë të përfshirë në akte terrori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOTUAN PROPOZIMIN FRANCEZ/ Presidenti i KiE mirëpret vendimin e Maqedonisë së Veriut: Një hap vendimtar drejt BE-së!
Previous article POROSITËN ESKORTËN ONLINE, POR "MIRANDA" U PRISH PLANET/ Dy shqiptarët bëhen gati për “treshe”, po kur hapin derën…

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes… Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT