• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET DOSJA/ Droga drejt Turqisë, si u futën në kurth nga i infiltruari biznesmenët në Krujë
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHET DOSJA/ Droga drejt Turqisë, si u futën në kurth nga i infiltruari biznesmenët në Krujë

17 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria për Krimet e Rënda ka mbyllur hetimet ndaj katër personave të akuzuar për tentativën e trafikimit të 166 kilogramëve kanabis drejt Turqisë. ABC News zbardh dosjen hetimore me detajet e goditjes së grupit përmes një agjenti policie të infiltruar.

 

 

Një agjent policie i infiltruar ka hedhur në erë planin e disa personave nga Fushë-Kruja për trafikimin e një sasie prej 166 kg kanabis drejt Turqisë. Gjithçka ka ndodhur në Janar të vitit 2017, kur agjenti fitoi besimin e tyre për të qënë transportuesi, shoferi i mjetit që lëvizte ngarkesën e drogës.

Ditët e fundit, Prokuroria për Krimet e Rënda ka mbyllur hetimet për këtë rast të dyshuar trafiku, duke dërguar për gjykim katër persona.
Ata do të përballen në gjykatë me akuzën e “trafikut të narkotikëve”, mbetur në tentativë.

ABC News zbardh detaje nga dosja hetimore, sipas të cilës prokuroria ka rënë në gjurmët e planit të trafikut drejt Turqisë nga përgjimi i telefonit të Amarildo Mulletit. Në vijim, në bashkëpunim edhe me agjencitë partnere, hetuesit kanë fotografuar takime të tij me një shtetas turk me emrin Davut në Shqipëri dhe Kosovë. Shtetasi turk është larguar dy ditë më pas drejt Stambollit përmes aeroportit të Rinasit. Ndërkaq, nga përgjimet telefonike ka rezultuar se të dyshuarit kërkonin një transportues për rrugën Shqipëri-Turqi.

Në këtë moment në lojë është futur agjenti i infiltruar.
Takimet mes tij dhe të akuzuarve janë përgjuar dhe zhvilluar në sytë e agjentëve të policisë.
I tillë ishte edhe ai i 26 Janarit 2017 në një lokal në segmentin Fushë Krujë-Vorë.

Në këtë kohë dy prej të dyshuarve kanë marrë mjetin e të infiltruarit për ta ngarkuar ngarkuar me lëndën narkotike në fshatin Arramenas të Fushë-Krujës. Ajo që nuk dinin ishte fakti se në mjet kishte transmetues satelitar GPS, si edhe përgjues që regjistroi bisedat mes tyre. Sipas prokurorisë, në këto biseda mes tyre është folur për destinacionin turk të lëndës narkotike.

Pas sjelljes së mjetit të ngarkuar me 166 kg kanabis ka ndërhyrë policia duke arrestuar të dyshuarit. Gjatë kontrolleve të të njëjtit operacion policor të koduar “Koordinimi” në banesat e të dyshuarve dhe personave të tjerë të hetuar të veçuar u bllokua një sasi prej 400 kg lëndë narkotike dhe disa armë automatike./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Euroleague, CSKA Moskë triumfon në fushën e kampionëve të Fenerbahce
Previous article Jose Mourinho: Nëse Man City vazhdon me investime, atëherë Unitedi s’mund të garojë kundër saj

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT