• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET DINAMIKA E NGJARJES/ Zjarrin në komisariatin e Kamzës e vuri 26-vjeçari që vdiq: Si i iku policit nga duart
Home
Breaking News

ZBARDHET DINAMIKA E NGJARJES/ Zjarrin në komisariatin e Kamzës e vuri 26-vjeçari që vdiq: Si i iku policit nga duart

27 March, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku një 26-vjeçar humbi jetën pas një zjarri të rënë në Komisariatin e policisë.

Viktima ishte 26-vjeçari Arben Mici, i cili ishte arrestuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Mici dyshohet po ashtu si personi që ka ndezur zjarrin në komisariat, në bashkëpunim me Dilaber Idrizin. Ky i fundit ishte arrestuar po ashtu për “dhunë në familje”, teksa disa ditë më parë kishte hedhur nga ballkoni bashkëshorten dhe e kishte raportuar rastin si aksident.

Mici dhe Idrizi qëndronin të dy në qelitë e paraburgimit, për shkak se në burg nuk kishte shtretër të lirë. Nga ana e komisariatit ishte bërë kërkesë që të transferoheshin në ambientet e vuajtjes së dënimit, dhe pritej që të kryhej ditën e sotme.

Zjarri ka rënë fillimisht në qelinë e 26-vjeçarit, ku pasi ka dalë tymi, policia ka hapur derën për të nxjerrë të riun nga aty. Por Mici i ka shpëtuar nga duart efektivit dhe është futur në tualetin e dhomës ku ai qëndronte në tentativë për t’u arratisur. Më pas kanë shkuar efektivët e tjerë të cilët kanë tentuar t’u japin ndihmë por s’kanë mundur për shkak të tymit. Zjarrfikëset e kanë gjetur 26 vjeçarin të mbyllur në tualetin e dhomës së burgut, në gjendje të rëndë pasi ishte asfiksuar dhe me plagë në trup. Fatkeqësisht ai ndërroi jetë në spital.

Idrizi nga ana tjetër ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve pas lëndimeve të marra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË TIFOZ SPECIAL PËR ROSHIN/ Shikoni momentin e bukur të “shigjetës” kuqezi në ndeshjen kundër Spanjës
Previous article "NUK E DI KU JANË"/ Nëna shqiptare denoncon në polici humbjen e tre fëmijëve të saj

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT