• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbardhet DËSHMIA e Moisi Habilajt: S’e kam takuar KURRË kushëririn ministër… (DETAJET)
Home
Shqipëri

Zbardhet DËSHMIA e Moisi Habilajt: S’e kam takuar KURRË kushëririn ministër… (DETAJET)

14 May, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Vendimi me të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi arrest shtëpie për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është një dokument me 33 faqe.

Report TV i cili ka publikaur dhe një pjesë të këtij dokumenti shkruan se nuk ka prova të panjohura dhe surprizuese edhe se Prokuroria në këto gjashtë muaj ka arritur të zbulojë më shumë detaje rreth lëvizjeve të ish-ministrit të Brendshëm në periudhën 2015-2017

Për të kërkuar arrestimin e Tahirit, Prokuroria shqiptare ka përdorur një pjesë të mirë të përgjimeve të kryera nga Guardia di Finanza italiane për të arrestuar Moisi Habilajn, kushëri të ministrit dhe vëlla i Artan Habilajt, i kërkuar edhe ai aktualisht për trafik droge. Në ato përgjime Moisi Habilaj u shpjegonte bashkëfajtorëve të tij se kishte blerë dy byzylykë me diamante “për gruan e Saimirit” dhe se kishte paguar një kostum Hugo Boss, të cilin vetë ministri e paskësh zgjedhur në një dyqan të Romës. Një tregtar, me të vërtetë, ka konfirmuar se Habilaj bleu dy byzylykë (edhe pse me një vlerë më të ulët se ajo e deklaruar nga bosi), por pa e ditur se për kë ishin marrë ato. Ndërsa tregtari i rrobave, i pyetur nga Guardia di Finanza, ka mohuar të ketë takuar ndonjëherë ministrin.

tahiri-haxhiaPJESË NGA VENDIMI, DËSHMIA E MOISI HABILAJ 

Për herë të parë dalin në dritë edhe deklarimet, që Moisi Habilaj i ka bërë Prokurorisë së Catanias dhe kështu zbulohet se kushëriri i ministrit ka pranuar përgjegjësinë e tij për trafikun e drogës, por ka përjashtuar që ato dhurata apo pagesa në para’, për të cilat flet gjatë përgjimeve, të jenë bërë për Saimir Tahirin. Moisi Habilaj pretendon qe dhurata qe ka blere ishin për një nga furnizuesit e kanabisit në Shqipëri. Madje, Moisi Habilaj pohon se nuk e ka takuar kurrë kushëririn-ministër personalisht.

Por, ai që e njihte dhe takohej shpesh me Saimir Tahirin ishte Artan Habilaj, vëllai i trafikantit të arrestuar në Itali dhe të cilit ministri i kishte shitur makinën e tij “Audi A8”. Ndryshe nga sa ka thënë Tahiri, se ai nuk kishte pasur asnjëherë kontakt personal me Artan Habilajn, Prokuroria ka gjetur prova se të dy mund te kete pasur kontakt te paktën dy herë në Greqi në gusht të vitit 2014, ne qytetin bregdetar të Lefkadas në ishullin e Korfuzit, kur Tahiri së bashku me gruan, prindërit dhe një çift miqsh kanë kaluar dy javë pushime në një shtëpi dykatëshe të marrë me qira.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tite publikon listën finale, 23 lojtarët e Brazilit në Botëror
Previous article 613 KG KOKAINË/ Ministria nis kërkesën për EKSTRADIMIN e Arbër Çekaj

F.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

TRAGJEDI NË KSAMIL/ Babai godet aksidentalisht me makinë vajzën 4-vjeçare, fëmija ndërron jetë Aktualitet

TRAGJEDI NË KSAMIL/ Babai godet aksidentalisht me makinë vajzën 4-vjeçare, fëmija ndërron jetë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT