Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi prej kohësh është në pritje për të marrë mandatin nga KQZ.
Së fundmi ai është përfshirë në një depat me Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj, ku ka deklaruar se do sa më shpejtë mandatin pasi nuk mund të presë gjithë vitin.
Nga ana tjetër Ylli Merkaj ka thënë se: Kujtim Gjuzi rri çdo ditë në korridoret e KQZ-së dhe se s’mund të merret me të çdo ditë, pasi ka dhe punë të tjera.
Klement Zguri: Ne jemi zyrtarë të shtetit, takimet të zhvillohen sa herë që ato do kërkohen. Nuk po i hyjë se kush ka qenë rasti konkret.
Ilir Merklaj, : Unë e shoh çdo ditë zotërinë (Kujtim Gjuzin) nëpër korridoret e KQZ-së. Tani kemi dhe punë të tjera, s’mund ta presim çdo sekondë dhe t’i japim…
Kujtim Gjuzi: E para unë s’nxitoj për të marrë diçka zoti Sekretar i Përgjithshëm i KQZ. Nëse vartësit tuaj më thonë na prisni në holl, unë këtë s’mund ta pranoj se jemi në zyrat e shtetit shqiptar. Kryetari e bëri këshillimin e tij dhe unë e falënderoj këtë.
Unë do vijë ditë për ditë në KQZ nëse ka shqetësime për ato që ju thoni për vonesat në listat e kandidatëve. Ju prisni që 140 deputetët që do shkojnë në Parlament, ju doni ta çoni deri në fund të vitit, por ne s’mund të presim kështu.


