• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHET BISEDA/ Çfarë shqetësimi ndau Erdogani me presidentin Macron
Home
Nderkombetare

ZBARDHET BISEDA/ Çfarë shqetësimi ndau Erdogani me presidentin Macron

24 March, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve të marra nga presidenca turke mësohet se në bisedën telefonike të kryer këtë mbrëmje janë diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Gjatë bisedës Erdoğan, i ka përcjellë ngushëllimet homologut francez, Macron, në lidhje me humbjet e jetëve në ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në jug të Francës.

Presidenti Erdoğan poashtu ka ndarë informacione në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, si dhe ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me deklaratat e pabaza të bëra për çështjen e Afrinit.

Gjatë shkëmbimit të mendimeve mbi zhvillimet e fundit në Siri, Erdoğan ka theksuar se Turqia në kuadër të eliminimit të kërcënimeve terroriste kundrejt sigurisë kombëtare të saj, ka pastruar Afrinin nga elementët terroristë, si dhe ka siguruar një mjedis paqësor për popullatën civile atje.

Ndërsa për çështjen e Qipros, presidenti Erdoğan ka deklaruar se duhet të ruhen të drejtat legjitime të Turqisë dhe Qipros Turke në lidhje me burimet e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.

Ndër të tjera në bisedë është përmendur edhe samiti Turqi-BE, i cili do të mbahet në Varna të Bullgarisë të hënën e ardhshme, për të cilin mësohet se presidenti Erdogan ka bërë të ditur se Turqia i kushton rëndësi përshpejtimit të marrëdhënieve me BE-në dhe rigjallërimit të procesit të anëtarësimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në kërkim për shitje dhe prodhim narkotikësh/ Arrestohet 30 vjeçari nga Fushë Kruja (EMRI)
Previous article Bota sipas Këshilltarit të ri të Sigurisë Kombëtare të Trump, John Bolton

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin Botë

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT