• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHEN TRE RASTE TË VJEDHJEVE NË DURRËS/ Arrestohet 29-vjeçari. Momenti kur kapet nga kamerat e sigurisë
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHEN TRE RASTE TË VJEDHJEVE NË DURRËS/ Arrestohet 29-vjeçari. Momenti kur kapet nga kamerat e sigurisë

16 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, për vjedhje në disa banesa.

I riu është kapur nga kamerat në momentin kur ka hyrë në banesa të ndryshme, ku pas hetimeve ka rezultuar se ka marrë, para, bizhuteri e pajisje.

VIDEO

Njoftimi i plotë:

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Target”, për zbardhjen e vjedhjeve.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjeve në disa banesa.

29-vjeçari dyshohet se ka vjedhur 3 herë, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth, si dhe në 5 banesa të tjera.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën një maskë dhe një palë doreza që dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet dhe një pistoletë spotive që e mbante pa leje.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit të koduar “Target”, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-D. C., 29 vjeç, banues në Sukth.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 3 herë, gjatë periudhës dhjetor 2025-janar 2026, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth. Gjithashtu, dyshohet se ka vjedhur në 5 banesa të tjera.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik, 29-vjeçarit iu gjetën një pistoletë sportive që e mbante pa leje, si dhe një maskë dhe një palë doreza të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, veprat penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA NË BE PA TË DREJTË VOTE? Rama: E pranojmë! Gati të heqim dorë nga...
Previous article LISTA E PLOTË/ Ja cila është pasuria e Jamarbër dhe Argita Malltezit e sekuestruar nga SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT