• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHEN PYETJET PËR KOMISIONIN E VENECIAS/ 8 shkeljet e kryera nga Presidenti sipas mazhorancës
Home
Politikë

ZBARDHEN PYETJET PËR KOMISIONIN E VENECIAS/ 8 shkeljet e kryera nga Presidenti sipas mazhorancës

10 January, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Tetë janë shkeljet e reja kushtetuese që ka kryer Presidenti, sipas mazhorancës, për të cilat duhet hetuar dhe shkarkuar. Katër prej tyre janë në refuzimin për të bërë betimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, dhe 4 të tjera në emërimin në vend të saj të Marsida Xhaferllarit.

Të detajuara argumentet e Komisionit Hetimor kundër Presidentit, shoqërojnë kërkesën për opinion drejtuar Komisionit të Venecias. A2 ka siguruar pyetjet që më 30 dhjetor, nën firmën e Gramoz Ruçit, i janë përcjellë Komisionit të Venecias.

Janë 6 pyetje dhe kanë pësuar ndryshime nga ato që u lexuan në mbledhjen e fundit të Komisionit Hetimor të drejtuar nga Ulsi Manja për shkarkimin e Presidentit. Ekspertët e Venecias pyeten nëse është i ligjshëm emërimi i një gjyqtari kushtetues, pas 30 ditëve që parashikon ligji dhe jashtë listës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, siç ndodhi në rastin e Marsida Xhaferllarit.

Sa legjitime janë vendimmarrjet e një gjykate të plotësuar në një mënyrë të tillë dhe a konsiderohet i emëruar një gjyqtar të cilin presidenti refuzon ta emërojë?

Edhe forma e ndjekur nga Arta Vorpsi për të bërë betimin te noteri është objekt interpretimi nga Venecia.

Në shkresën drejtuar Xhani Bukikios, parashtrohet e gjitha situata për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese: që nga shpallja e tyre deri tek refuzimi i presidentit për të emëruar anëtarin e tij të dytë para se Kuvendi të zgjidhte emrin e tij të parë. Në dokument renditen edhe akuzat e kreut të shtetit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, si dhe pretendimet e mazhorancës se ai e dubloi këtë këshill.

Sipas mazhorancës, Arta Vorpsi është anëtarja legjitime e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimmarrjet, ku e përzgjedhura e Presidentit, Xhaferllari merr pjesë, rrezikojnë shpallen të pavlefshme në një moment të dytë.

Por edhe presidenca ka njoftuar se do t’i drejtohet Venecias për shkeljet qe pretendon se Kuvendi ka kryer në këtë proces, ndërsa ka kallëzuar penalisht edhe kryetarin e KED-së, Ardian Dvorani. / A2CNN/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALI-GREQI/ Autogoli i grekëve, "Azurrët" e De Biasit zhbllokojnë sfidën (VIDEO)
Previous article NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ Kampionët e Italisë kërkon t’i "rrëmbejë" Milanit portierin...

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT