• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHEN PËRGJIMET/ Terroristi i ISIS do kryente sulm në Shqipëri dhe do paguhej 40 mijë USD, ç’ndodhi me celulën e rrezikshme
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHEN PËRGJIMET/ Terroristi i ISIS do kryente sulm në Shqipëri dhe do paguhej 40 mijë USD, ç’ndodhi me celulën e rrezikshme

30 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i terroristit të ISIS, Komron Zukhurev, në Shqipëri. Mësohet se 24-vjeçari është pjesë e një cellule, që planifikonte sulme në Gjermani, ku deri tani 9 prej anëtarëve kanë rënë në pranga.

Hetimet gjermane kanë zbuluar se kjo celulë kishte bërë të rinjtë bashkë dhe ishin nisur për të shkuar në Taxhikistan për të marrë pjesë në luftimet kundër qeverisë si pjesë e ‘xhihadit të armatosur’. Më pas, ata kanë ndryshuar objektiv, duke vendosur që të kryenin sulme në Gjermani.

Kjo celulë, ku ishte pjesë dhe 24-vjeçari i arrestuar në Tiranë, kishte kontakt me udhëheqësit islamikë të nivelit të lartë në Siri dhe Afganistan, nga të cilët mernin udhëzime. Në përgjimet e kapura nga hetuesit gjermanë, kjo celulë terroriste kishte siguruar armë dhe municione, si edhe para për të kryer sulme terroriste jo vetëm në Gjermani.

Në një komunikim me një prej antarëve të identifikuar si Ravsan B. hetuesit zbuluan se ai kishte marrë përsipër që të kryente një sulm në Shqipëri dhe do të paguhej 40,000 dollarë. Por, më vonë gjatë planifikimit të këtij sulmi, ai hoqi dorë. Më vonë, në mars të këtij viti nga kjo celulë u arrestuan 5 vetë në Gjermani, përfshi edhe Ravsan B., ndërsa 4 të tjerët u arrestuan në fillim të prillit, po në Gjermani.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ Nga sot gjobë 20 euro kush nuk mban maskë në ambiente të mbyllura
Previous article ANËTAR I BANDËS SË LLANAJVE/ Prokuroria e Vlorës mbyll hetimet për Tesi Bashon, i dënuar me burgim të përjetshëm

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT