Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet diten e sotme për Tesilvanon Bashon, i njohur ndryshe si Tesi, i cili është pjesë e bandës së Llanajve në Vlorë.
Tesi Basho u dënua për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, ndërsa në Itali është dënuar me burgim të përjetshëm.
Daja i mamasë së tij Sulejman Hoxha ka akuzuar dy vëllezërit Tesi dhe Satilno Basho se e kanë kërcënuar nëpërmjet dhunës për dhënie pasurie rreth 100 000 euro në janar të vitit 2017, për shkak të një toke ku kishin pjesë takuese.
Nga ana tjetër në datën 24.01.2008, Tesi Basho ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte vetë për prostitucion.
Gjykata e Torinos /Itali në vitin 2016 e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”, por në të njëtin vit ai është arratisur nga burgu i Rebibbos.


