• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHEN EMRAT/ Kush janë tre shkodranët, të cilëvë iu sekuestruan mijëra euro, mashtronin bizneset duke u prezantuar si…
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHEN EMRAT/ Kush janë tre shkodranët, të cilëvë iu sekuestruan mijëra euro, mashtronin bizneset duke u prezantuar si…

7 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona nga Shkodra janë arrestuar nga policia, pasi përmes mashtrimit ata u kanë marrë shumë të mëdha parash bizneseve.

Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit Jasmin Pepaj, 40 vjeç, Rezart Pepaj 31 vjeç dhe Sherif Kadroviç 36 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Sipas policisë, këta persona prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 12 600 euro të tjera, të përfituara nga veprimtaria kriminale e mashtrimit. Në total, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 142 600 euro”, thote policia.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Signal”.

Operacioni, për goditjen e një grupi që kryente veprimtarinë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin.

Vihen në pranga 3 shtetas nga Shkodra, të cilët u kapën në flagrancë në tentativë për të përfituar nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 130 000 eurosh.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan 12 600 euro të tjera.

Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Signal”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, shtetasit:

-J. P., 40 vjeç, R. P., 31 vjeç dhe Sh. K., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Drejtoria Hetimore kishte siguruar informacione falë inteligjencës informative, se disa shtetas kryenin veprimtarinë kriminale të mashtrimit, në disa biznese të ndryshme. Këta shtetas prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro.

Bazuar në këto informacione, Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i përdorimit të metodave speciale të hetimit dhe bazuar në provat e mjaftueshme të siguruara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Signal”, këta shtetas u arrestuan në flagrancë, në tentativë për të përfituar me anë të mashtrimit, në një biznes në Tiranë, shumën prej 130 000 eurosh.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 12 600 euro të tjera, të përfituara nga veprimtaria kriminale e mashtrimit.

Në total, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 142 600 euro.

Në lidhje me këtë rast, nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për thellimin e hetimeve, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët e bizneseve që të tregohen vigjilentë ndaj rasteve të tilla të mashtrimit, si dhe të denoncojnë menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit, në rast sa janë viktima të kësaj veprimtarie kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËNA HODHI FËMIJËN NË LUMË/ Flet mjeku: Kishim frikë se do ta linte në maternitet, kolegët e bindën ta mbante
Previous article PANIK NË RESTORANT/ I riu futet për të grabitur klientët, njëri prej tyre e qëllon për vdekje

s.autor

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT