Zbardhen detaje të reja nga sherri pranë zyrave të LSI në Sauk të Tiranës. “BalkanWeb” raporton se në konflikt është përfshirë edhe kandidati për deputet në listën e LSI për Tiranën, Klodian Doko, i renditur i 32.
Ndërkohë, nga sherri me thika ka mbetur i plagosur vëllai i kandidatit për deputet, Roland Doko, si dhe shtetasi Oltjan Doko.
“Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të forta shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar me mjet prerës shtetasi R. D. i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H. 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.”-njofton policia.


