• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17 September, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi dhe familjet në Fier. Tre shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Glyfada të Athinës, ndërsa dy të rinj të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi rreth orës 02:00 në bulevardin Poseidonos, në kryqëzimin me rrugën Kalypsous, në drejtim të Athinës. Një automjet me pesë persona brenda ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë me një mur betoni pranë një hoteli.

Përplasja ishte aq e fortë sa automjeti u shkatërrua pothuajse plotësisht. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, ndërsa tetë efektivë me tre automjete dhe pajisje speciale u angazhuan për nxjerrjen e personave të bllokuar në rrënojat e makinës.

Tre prej pesë personave nuk mundën t’u mbijetonin plagëve. Sipas informacioneve të publikuara nga autoritetet greke, viktimat janë një 23-vjeçar, një 26-vjeçar dhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk ishte bërë ende publik në momentet e para të raportimit.

Dy të mbijetuarit, të dy 18-vjeçarë, u dërguan në spital. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike dhe është i intubuar, ndërsa tjetri ka pësuar dëmtime të shumta dhe po mbahet nën kujdes mjekësor.Ndërkohë, policia rrugore greke ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Autoritetet po shqyrtojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, ndërsa deri në këtë fazë nuk raportohet për përfshirjen e një automjeti tjetër

Tre viktimat janë të rinj nga Fieri. Lajmi ka rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjeve të tyre, ndërsa dy 18-vjeçarët vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor pas përplasjes tragjike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë
Previous article PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

s.autor

Postime të ngjashme

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

KALLËZIMI I GJYQTARËVE/ SPAK nis hetimet për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave Aktualitet

KALLËZIMI I GJYQTARËVE/ SPAK nis hetimet për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT