• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHEN 4 RASTE TË VJEDHJES NË DISA BIZNESE NË TIRANË/ Arrestohet ‘skifteri’ 18-vjeçar, procedohet penalisht dy të mitur
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHEN 4 RASTE TË VJEDHJES NË DISA BIZNESE NË TIRANË/ Arrestohet ‘skifteri’ 18-vjeçar, procedohet penalisht dy të mitur

29 April, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Cleaning”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2

Zbardhen 4 raste të vjedhjes në disa biznese, të kryera në Tiranë, gjatë javëve të fundit.

Vihet në pranga një 18 vjeçar dhe procedohen penalisht dy të mitur, 15 dhe 17 vjeç.

Sekuestrohen veshje të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cleaning”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi M. B., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë dy të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje, gjatë javëve të fundit, në disa biznese në Tiranë. 4 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:

– Më datë 21.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Brigada e VIII”;

– Më datë 26.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Fejzi Hizmo”;

– Më datë 27.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një market, në rrugën “Bab Rexha”;

– Më datë 28.04.2023 kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, në një piceri, në rrugën “Teodor Keko”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ALPE TË PASTRA"/ Nis aksioni masiv i policisë në Malësinë e Madhe kundër kultivimit të lëndëve narkotike
Previous article NDRYSHIMI I QENDRAVE TË VOTIMIT PË 1.2 MILION ZGJEDHËS/ Celibashi: Godinat mbeten të njëjtat, mund të ndryshojnë fraksionet

s.autor

Postime të ngjashme

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador Aktualitet

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT