• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHEN 14 VJEDHJE NË VLORË/ Arrestohet 52 vjeçari, nën hetim djali i mitur dhe një tjetër
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHEN 14 VJEDHJE NË VLORË/ Arrestohet 52 vjeçari, nën hetim djali i mitur dhe një tjetër

12 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 52 vjeçar është arrestuar ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për vjedhje. Arrestimi i tyre ka ardhur pas zbardhjes së 14 rasteve të vjedhjeve në Nartë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 3”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– T. Ç., 52 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtytja e të miturit në krim”.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për djalin 14-vjeçar të shtetasit T. Ç., për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu nisi procedimi penal për shtetasin H. D., banues në Vlorë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale“.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi T. Ç. dhe djali i tij i mitur, përgjatë periudhës tetor 2022 deri në 11 mars 2023, në fshatin Nartë kanë kryer 14 vjedhje banesash, gjatë të cilave kanë vjedhur orendi shtëpiake, vegla pune, panele diellore, ventilatorë e sende të tjera.

Këta shtetas sendet e vjedhura i grumbullonin në shtëpinë e shtetasit H. D, për ti shitur me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA MASIVE NË IZRAEL/ Qytetarët ‘kryengritje’ kundër qeverisë
Previous article "MOS KONSUMONI MISH"/ Bill Gates: Kombet e pasura duhet të veprojnë për mjedisin

s.autor

Postime të ngjashme

MBYTJA E 7-VJEÇARIT NË LUMIN DRIN/ Prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave Aktualitet

MBYTJA E 7-VJEÇARIT NË LUMIN DRIN/ Prefekti mbledh Task-Forcën, kërkohet marrja e masave dhe njoftimi paraprak për hapjen e portave të digave

E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin në bizneset e Peqinit dhe Elbasanit, arrestohen dy "skifterat" Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin në bizneset e Peqinit dhe Elbasanit, arrestohen dy "skifterat"

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina del nga rruga, plagoset 32-vjeçari i huaj, ndërhyn zjarrfikësja për ta nxjerrë nga mjeti Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina del nga rruga, plagoset 32-vjeçari i huaj, ndërhyn zjarrfikësja për ta nxjerrë nga mjeti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT