• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Dy të rinjtë shqiptarë humbën jetën tragjikisht në aksident, policia gjermane zbardh dinamikën dhe shkaqet
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRISHTË/ Dy të rinjtë shqiptarë humbën jetën tragjikisht në aksident, policia gjermane zbardh dinamikën dhe shkaqet

17 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy të rinj nga Komuna e Rahovecit janë në mesin e tre viktimave të një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur në Gjermani.

Viktimat nga Kosova janë Leart Morina nga fshati Sopniq dhe Berhan Zeka nga Pataqani i Poshtëm, të dy nga Komuna e Rahovecit.

Humbjen e jetës së dy të rinjve e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili u ka shprehur ngushëllime familjeve Morina dhe Zeka, teksa autoritetet gjermane po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Media gjermane nuk ka publikuar emrat e të ndjerëve. Një raport i policisë lokale dha informacion për një aksident me tre të vdekur mes të cilëve dy djem 21 dhe 24 vjeç:

Një aksident tragjik ka ndodhur në Baden-Baden të Gjermanisë, ku tre të rinj kanë humbur jetën dhe dy gra të tjera kanë mbetur të plagosura rëndë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u rrëzua nga një urë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës, 15 nëntor 2026, rreth orës 05:45, në rrugën Leopoldstraße. Sipas Policisë gjermane, një grua 43-vjeçare po drejtonte një automjet Mercedes kabriolet, me pesë persona në bord, kur për shkaqe ende nën hetim humbi kontrollin e mjetit.

Automjeti doli nga rruga dhe ra nga një urë rreth 10 metra e lartë, duke përfunduar në një terren të pjerrët dhe duke pësuar dëmtime të mëdha.

Si pasojë e përplasjes, dy të rinj të moshave 21 dhe 24 vjeç humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një vajzë 18-vjeçare ndërroi jetë pak më vonë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Nga aksidenti mbetën të plagosura rëndë edhe drejtuesja 43-vjeçare e automjetit dhe një pasagjere 26-vjeçare, të cilat u transportuan në spital.

Hetimet kanë zbuluar detaje të tjera shqetësuese. Sipas Policisë, tre viktimat që udhëtonin në sediljen e pasme dyshohet se nuk kishin vendosur rripat e sigurimit. Gjithashtu, automjeti ishte projektuar për katër persona, ndërkohë që në të ndodheshin pesë.

Një tjetër element që po hetohet është konsumimi i alkoolit nga drejtuesja e automjetit. Testi i frymëmarrjes tregoi një nivel mbi 1 promil alkool, ndërsa autoritetet morën edhe një mostër gjaku për analiza të mëtejshme. Hetuesit dyshojnë se alkooli mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit.

Në vendngjarje ndërhynë forcat e Policisë, zjarrfikësit, ekipet e urgjencës dhe shërbimet e shpëtimit malor. Prokuroria ka urdhëruar ekspertizë teknike për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit.

Autoritetet gjermane u kanë bërë thirrje dëshmitarëve që mund të kenë parë automjetin përpara aksidentit të kontaktojnë Policinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYQI NË GJKKO/ Erion Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të problemeve shëndetësore
Previous article TRAGJIKE NË GJERMANI/ Humbin jetën dy të rinj shqiptarë në aksidentin me nëntë automjete

s.autor

Postime të ngjashme

RRUGORJA NË AKSION/ Arreston 9 shoferë dhe vendos 4384 gjoba! Drejtuesi i autobusit në Tiranë kapet në gjendje të dehur Aktualitet

RRUGORJA NË AKSION/ Arreston 9 shoferë dhe vendos 4384 gjoba! Drejtuesi i autobusit në Tiranë kapet në gjendje të dehur

GJYQI NË GJKKO/ Erion Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të problemeve shëndetësore Aktualitet

GJYQI NË GJKKO/ Erion Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të problemeve shëndetësore

TRAGJIKE NË GJERMANI/ Humbin jetën dy të rinj shqiptarë në aksidentin me nëntë automjete Aktualitet

TRAGJIKE NË GJERMANI/ Humbin jetën dy të rinj shqiptarë në aksidentin me nëntë automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT