• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZAPTIMI I PLAZHEVE DHE MUZIKA/ Çuçi paralajmëron bizneset
Home
Aktualitet
Kronikë

ZAPTIMI I PLAZHEVE DHE MUZIKA/ Çuçi paralajmëron bizneset

7 August, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi paralajmëroi me sanksione të gjithë bizneset që operojnë në zonat turistike dhe që shkelin ligjin. Gjatë një takimi në Himarë me Task Forcën për mbarëvajtjen e sezonit turistik në këtë bashki, Çuçi kërkoi ndërhyrje të menjëhershme që fenomeni i zaptimit të plazheve të frenohet. Po kështu ai tha se duhen monitoruar në mënyrë rigoroze edhe subjektet që kanë marrë leje për shfrytëzimin e plazheve.

“Të gjithë ata që kanë dalë nga leja. Nuk ka as paralajmërim fare. I merret leja dhe nuk i jepet më. Ka filluar një fenomen i ri që nuk e kemi pasur më parë. Ngritja e kampingjeve në plazh. Është gjëja që në mënyrë kategorike duhet ndaluar. Për kampingje ka vende të caktuara sepse duhet të ketë disa kushte minimale”, tha ministri Çuçi.

Ndërkohë, ministri u ndal edhe tek një tjetër çështje që ka shqetësuar pushuesi në këtë zonë, siç është niveli i lartë i zhurmës. “Edhe gjatë ditës duhet bërë një lloj disiplinimi se është ndotje e tmerrshme akustike. Ka norma edhe gjatë ditës se sa duhet të jetë zhurma. Reagimi ndaj telefonatave të qytetarëve duhet të jetë i padiskutueshëm”, u shpreh Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Për sa i përket sigurisë ushqimore, ministri Çuçi kërkoi nga inspektorët e AKU-së që t’i përmbahen planeve të tyre të inspektimit, të mos abuzojnë me detyrën duke rënduar padrejtësisht operatorët e biznesit ushqimor, njëkohësisht të mos tolerojnë askënd që rrezikon shëndetin e konsumatorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK MË DHA DORËN"/ I moshuari përplaset me Haradinajn
Previous article TEK PSG NUK KA VETËM AFRIME/ Leonardo nis me operacionin "fshesa", ja 3 emrat që do të largohen

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm Aktualitet

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh” Aktualitet

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT