• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK MË DHA DORËN”/ I moshuari përplaset me Haradinajn
Home
Rajon

“NUK MË DHA DORËN”/ I moshuari përplaset me Haradinajn

7 August, 2019 Lubjana.autor Rajon

73-vjeçari nga Mitrovica, Bahtir Istrefi ka rrëfyer prapaskenat e një përplasje që ai pati me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj. ‘Përplasja’ në fjalë ndodhi gjatë një takimi të organizuar në Mitrovicë ditën e hënë.

Istrefi pyeti kryetarin e AAK-së se “pse nuk i kanë ndarë të paktën gjysmë miliardë euro për Trepçën, por për autostradën e Dukagjinit”. Ndërkohë, Haradinaj reagoi i acaruar duke i thënë se “është turp për të që të flasë ashtu”. Lidhur me këtë debat që ka pasur me Haradinajn, ai ka folur të martën. Ka thënë se i ka kërkuar kryeministrit në dorëheqje që të mos hidhërohet nga fjalët e tij.

“Unë u ndala dhe i thash ‘kryeministër, unë kërkova drejtësi. Të lutëm mos u mërzit. Ai as nuk më tha kështu as ashtu’ por dorën nuk ma dha”, deklaroi Bahtir Istrefi për Klan Kosovën.
Të hënën, gjatë debatit të mbajtur në Mitrovicë, Istrefi i tha në sy Haradinajt se “është turp i madh të mos investohet në Trepçë.”

“A ma mirë u kanë qat miliardin për autostradën Dukagjin Pejë, me ia dhanë Trepçës. Nëse shitet edhe Trepça çka po na ngel neve. Dukagjini e Peja e kanë pas një asfalt, e Trepça sot në këtë gjendje, është një turp i madh. Po më duket se as Qeveria jote as ajo e mëparshmja nuk po ecin mirë”, i tha i moshuari, Haradinajt. Haradinaj ia ktheu ashpër të moshuarit nga Mitrovica. I tha që Deçani dhe i tërë Dukagjini ka bërë çmos që ta mbajë të bashkuar Mitrovicën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U NDAL TEK ÇËSHTJA E MOMENTIT TË NEYMAR/ Flet Gerard Pique: Do të isha...
Previous article ZAPTIMI I PLAZHEVE DHE MUZIKA/ Çuçi paralajmëron bizneset

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT