• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BALLKAN/ Zaev- Cipras, optimistë për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë brenda këtij viti
Home
Rajon

BALLKAN/ Zaev- Cipras, optimistë për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë brenda këtij viti

2 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Rajon

Viti i Ri solli optimizëm të ri në Shkup dhe në Athinë se viti 2018 do të sjellë hap pozitiv përpara në tejkalimin e kontestit disavjeçar për emrin. Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, theksoi se marrëdhëniet miqësore që krijohen me Greqinë fqinje janë në favor, gjegjësisht krijojnë rrethana të volitshme për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së emrit.

“Republika e Maqedonisë është e vendosur që në gjysmëvjetorin e parë në mënyrë thelbësore, të mirëfilltë t’i rreket zgjidhjes së problemit që Greqia ka me emrin tonë kushtetues. Jam i bindur se është e mundur të gjendet zgjidhje. Gjithsesi se për këtë nevojitet gatishmëri edhe e palës tjetër. Mua më vjen mirë që edhe tek pala tjetër ekziston optimizëm” – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë.

Kryeministri grek Aleksis Cipras në intervistën për radion greke porositi se është optimist për zgjidhjen e kontestit, por njëherësh pret hapa konkrete nga pala maqedonase. Ciprasi bëri të ditur se në politikën e jashtme nevojiten vepra, e jo vetëm fjalë.

“Jam optimist se mund ta menaxhojmë në mënyrë efikase dhe të përgjegjshme çështjen që e trashëguam nga qeveritë paraprake. Përderisa nga pala tjetër vërtetë ekziston dëshirë për t’u bërë hapa, atëherë mbetet që ta shohim këtë. Por, besoj se mund të bëhen hapa drejt daljes nga kjo situatë pa rrugëdalje – tha Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë.

Gazeta greke “Katimerini” botoi një analizë në të cilën thuhet se në gjashtë muajt e fundit është vendosur një nivel i lartë i komunikimit mes Athinës dhe Shkupit. Në tekst thuhet se pritet intensifikim i presioneve ndërkombëtare edhe nga SHBA-ja edhe nga Evropa, me qëllim që të zhbllokohen integrimet euroatlantike të vendit. Përmenden edhe disa variante të mundshme për përcaktimin që do ta përmbante emrin e shtetit, si Maqedonia e Re, Maqedonia e Veriut apo Maqedonia e Epërme, por nuk përjashtohet mundësia që ndërmjetësuesi Nimic të dalë edhe me propozim krejtësisht të ri, njofton Alsat M.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHEN SHIFRAT/ Guardia di Finanza sekuestroi gjatë 2017... 300 milionë dollarë canabis shqiptar
Previous article ​Formacionet zyrtare: Manchester City – Watford

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner Breaking News

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ I kërkon Ramës të ndalojë ndërtimet për projektin e lidhur me Kushner

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT