Ambasadorja amerikane Yuri Kim takohet me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin në Kryesi.
Nuk dihet se pse vjen ky takim por tashmë edhe një ditë ka mbetur afati nga Kuvendi për draftin e Reformës Zgjedhore.
Pritet të shihet nëse këto dy ditë do të kalohet ose jo drafti nga Komisioni në Kuvend për t’u votuar. Parimisht në Këshillin Politik palët kanë rënë dakord duke kryer edhe konsensusin për KQZ-në.
Marrëveshja pritet të finalizohet me miratimin në Kuvend.




