Xhisiela Maloku, vajza që tronditi politikën në një javë te vetme duket se vazhdon ta bëj me veprimet e saj. Mbrëmjen e djeshme Xhisiela ishte e ftuar në dy emisione, ku dhe mohoi kategorikisht akuzat që mendohej se kishin dal nga goja saj. Ajo madje shtoi se me cigare, ishte djegur vetë. Opinioni publik u trondit dhe komentet në rrjete sociale ishin te shumta.
Mirëpo, duket se “pre” e kësaj ra edhe Xhisiela, që në orën dy të natës hapi një Live në profilin e Instagramit nga ku zihej dhe me komentuesit. “Po lexoj ça thonë këta”, dëgjohet ti thotë së motrës 25 vjeçarja. Ndaj mos u shqetësoni për Xhisielën. Ajo është mirë dhe nuk duket aspak në presion, përkundrazi, duket se këtë fatkeqësisht po e shijon.
Përgatiti: /AlpeNews.al



