Një tjetër tronditje në familjet shqitpare, një tjetët grua dhe nënë mbeti e vrarë mëngjesin e sotëm.
Bilancit të rëndë të janarit I shtohet edhe muaji shkurt në të cilat numërohen plot 6 gra të vrara. Fenomeni ndonëse nuk ka lindur tani, duket se është duke “shpërthyer” nga dita në ditë.
Detajet e trishta janë shumë, siç është vrasja e bashkëshortes në sy të fëmijës. E megjithatë, ajo çka vihet re ngjarje pas ngjarje, rasti pas rasti është se meshkujt shqiptarë nuk po I shpëtojnë dot fenomenit të xhelozisë.
Motivet e vrasjeve tragjike duket se ndodhit për këtë shkak, ku femra vijon ende të trajtohet si pronë.
Pra, nëse shtylla e familjes të thotë që sdo punosh, ti nuk punon ose vritesh me tre plumba (Rasti i Tiranës, gardisti)
Nëse bashkeshorti të thotë që nuk do të ikësh tek prindërit, ti nuk ikën ose vritesh (Rasti I Gramshit).
Nëse burri të thotë të mos dalësh nga shtëpia qoftë edhe për të krehur floëkt, ti nuk del ose mbytesh në gjumë (Rasti I Vlorës).
Nëse babai të thotë të mos e vazhdosh lidhjen me të dashurin, ti e ndërpret ose vritesh nga ai dhe më pas groposesh (Rasti I Korfuzit)
Nëse I fejuari yt nuk I pëlqen prindërit e tu, ai I vret (Rasti I Tiranës, “Unaza e re”).
Përgatiti: AlpeNews.al


