Djegia e mandateve ka krijuar polemika të medha në politikën shqiptare dhe jo vetëm. Basha ka nisur sërish takimin me qytetarë. Sot ai ishte në Paskuqan nga ku lavdëroi punën e kryetarit të asaj bashkie Xhelal Mziut.
Fjala e Bashës në Paskuqan
“Herën e fundit këmbët na ishin mbushur me baltë ndërsa këtë here infrastruktura qënka rregulluar falë Xhelalit. Të jeni të sigurt, se kur t’i bashkojmë forcat me pushtetin lokal, me Xhelal Mziun dhe pushtetin qëndror, me një qeveri që do t’ju përgjigjet për hallet tuaja, ndryshimi pozitiv për çdo familje do të ndjehet kudo, por për këtë së pari duhet të fitojmë betejën.”
Kryetari i opozitës, në një farë mënyre ka konfirmuar kandidaturën e zotit Xhelalit për Bashkinë Kamëz-Paskuqan.Basha u shpreh se Xhelal Mziu do të bëjë edhe më shumë për komunitetin atje, kur të bashkëpunojë me një qeveri tjetër, që mendon dhe punon për njerëzit.
Ish-deputeti Basha dhe aleatja e tij Monika Kryemadhi kanë thënë se nuk do marrin pjesë në zgjedhjet locale. Ata kanë kërkuar një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër. Po sot ish-deputeti Basha harroi dhe konfirmoi dhe njëher kandidat për Kamzën, Xhelal Mziun.
Kjo gjë konfirmon se partia demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet locale sepse emrin e pare për kandidat të PD në bashki e mësuam dhe ai është pikërisht Xhelal Mziu.
Përgatiti: AlpeNews.al


