Një aeroplan me 12 pasagjerë në bord është rrëzuar sot në Kolumbi, ndërsa raportohet se asnjë person nuk ka mbijetuar.
Aeroplani u rrëzua rreth mesditës së sotme komunën e San Carlos de Guaroa në provincën e Metas.
Sipas Reuters, aeroplani, i cili është në pronësi të kompanisë “Laser Aereo”, ishte në linjën nga San Jose del Guaviare për në Villavicencio.
Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të aeroplanit, por në disa pamje të publikuara nga mediat vendase duken pjesët e mbetura të mjetit në flakë.


