Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Schutz zhvilluan një vizitë në zyrat e Task Forcës Speciale në Tiranë.
Në përfundim të takimkit të dy dhanë një deklaratë për mediat. Xhafaj u shpreh se Gjermania ka dhënë një ndihmë shumë të madhë përsa i përket “Forcës së ligjit”. Marrëdhënia mes dy policive do të forcohet edhe më tej, u shpreh Xhafaj.
Ambasadorja Schutz u shpreh se se reformat në fushën e kriminalitetit janë një nga pikat kryesore për të hyrë në BE.


