Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë fjalës së tij në Elbasan në aktivitetin ‘Forumi qytetar për sigurinë Publike’ tha se policia është fokusuar në parandalimin grupeve kriminale dhe se duhet të zbatojë ligjin për të gjithë njësoj, si per politikanin edhe per qytetrin e thjeshte. Ministri tha se është i vetëdijshëm se ka probleme në radhët e policisë, por me anë të procesit të vettingut në polici do shëndoshet me shumë organizata e policisë. Ai tha se me anë të vettingut në polici nuk synohet të ndëshkohet policia, por të largohen të inkriminuarit.
“Policia është e fokusuar në parandalimin e grupeve kriminale dhe parandalimi është një mision shumë i rëndësishëm i policisë. Jam i surprizuar jo vetëm nga pjesëmarrja, por edhe nga vlerësimet që u bënë për policinë. Por jam edhe më i surprizuar nga pyetjet e bëra, pasi kuptojmë se jemi në rrugë të drejtë. Polici modern është ai që zbaton ligjin dhe vetëm ligjin dhe që e zbaton si për politikanin si për atë qytetarin e thjeshtë. Policia të zbatojë ligjin njësoj për të gjithë. Unë e di që ka probleme edhe në radhët e policisë dhe nuk mund të jetë e imunizuar që nga problemet e shoqërisë. Ka policisë që nuk i përgjigjen standardit dhe jam i vetëdijshëm dhe kjo është arsyeja se pse ndërmorëm procesin e vettingut në polici dhe po jep virtytet e para.
Qëllimi ynë nuk është të ndëshkojmë policinë, por duke larguar një pjesë të vogël që janë të inkriminuar dhe janë të paaftë për të kryer këtë detyrë ne i japim guxim pjesës tjetër të policisë. Qëllimi i vetingut është që ta shëndoshë më shumë organizatën e policisë. Në duam të vëmë në krye punonjës të policisë të përkushtuar dhe me figurë të pastër”- tha ministri Xhafaj.


