• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm
Home
Politikë

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm

12 October, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”, që synojnë lehtësimin e shpenzimeve të përditshme për familjet shqiptare përmes bashkëpunimit mes qeverisë, supermarketeve dhe furnitorëve.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se marrëveshja me pesë subjekte të rëndësishme të tregtimit të ushqimeve parashikon çmime të arsyeshme dhe të pandryshueshme për një sërë produktesh deri më 12 janar të vitit të ardhshëm. Sipas kryeministrit, nisma vjen në një kohë kur rritja e kostove po prek konsumatorët në mbarë botën.

Ai bëri të ditur se aktualisht janë mbi 200 artikuj pjesë e kësaj nisme, ndërsa synimi është që numri i tyre të arrijë në 1000 deri në fund të vitit. Rama u shpreh se procesi do të zgjerohet edhe me subjekte më të vogla dhe pika të shitjes me pakicë, për të përfshirë sa më shumë aktorë të tregut.

Kreu i qeverisë theksoi se synimi nuk është vendosja e çmimeve nga shteti, por nxitja e konkurrencës së lirë, transparencës dhe bashkëpunimit në mbrojtje të konsumatorëve.

Fjala e Ramës:

“Më vjen mirë që e realizuam këtë iniciativë me mirëkuptim dhe duke rënë dakord, sepse jemi në një kohë kur duhet parë më tutje fitimit ditor dhe respekti për qytetarin tregohet duke parë situatën që ndodhemi dhe që ka përfshirë mbarë botën në rritjen e kostove në tërësi, që janë karakteristikë e të gjitha vendeve.

Duhet bërë një hap përtej asaj vije mes atij që shet dhe atij që blen, duhet gjetur një rrugë për t’i ofruar një mundësi më shumë njerëzve në vështirësi. Sot, falë këtij mirëkuptimi dhe ndërveprimi të këtyre 5 subjekteve të rëndësishme të tregtimit të ushqimeve në Shqipëri, jemi praktikisht me këtë pasqyrë në dorë dhe me këtë marrëveshje për një sërë artikujsh që do të kenë një çmim të arsyeshëm dhe të palëvizshëm deri më 12 janar të vitit të ardhshëm.

Vende të ndryshme kanë marrë nisma të ngjashme dhe kur e kanë gjetur ata fjalën e përbashkët, nuk kemi përse të mos e gjejmë edhe ne mes nesh. Ky nuk është fundi, është fillimi i një procesi, ku ne duam të përfshijmë gjithnjë e më shumë subjekte, edhe më të vogla, edhe pikat e shitjes të pakicës, që janë pika ku siç tha ministrja, çmimet lëvizin në mënyrë të paligjshme dhe për këtë parashikohet edhe gjobë në ligj nëse ato çmime janë spekulim.

Thirrja jonë do të jetë mirëkuptimi dhe gjithëpërfshirja në këtë nismë. Janë mbi 200 artikuj që janë pjesë e pasqyrës dhe deri në fund të vitit synojmë të jenë 1000. Subjektet përditësojnë çmimet në pasqyrë dhe qytetarët njihen në kohë reale.

Ka thirrje ndaj nesh që të vendosim çmime, por është e pamundur sepse së bashku kemi zgjedhur në 1990, ku çmimet i vendos konkurrenca e lirë. Besoj se do të jetë lehtësim për konsumatorët, do të na duhet punë dhe do të doja ta promovonim këtë nismë.

Nuk diskutohet që koha si gjithmonë do na mësojë më shumë. eksperienca e këtij programi do na mësojë më shumë. Kjo pasqyrë është koncepti i ‘Pasqyrë Albanias’, por ne duam ta çojmë në një nivel tjetër transparencën në çdo sektor, në mënyrë që të gjithë të mund të shohin me sytë e tyre faktet dhe të vërtetat e jetës së përditshme.

Krijimi i një pasqyre unike ku shtetit është i aksesueshëm me një klik dhe ku njihesh me faktet, me të vërtetat që burojnë nga faktet është shumë i domosdoshëm në këtë kohë. Pasqyra e Çmimeve është një nga këto komponent dhe është gati për t’u ndezur për qytetarët”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E EGLI PROGËS/ Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e Denis Meçes dhe Leonidha Guces
Previous article E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

s.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT