I pranishëm në ceremoninë e pritjes së trupit të pajetë të major Klodian Tanushit, ka qënë edhe djali i tij i madh.
Gjatë mbërritjes së trupit në aeroportin e Rinasit, 14-vjeçari është shkrehur në lot teksa ka parë arkëmortin në të cilin u soll i ati.
Në aeroport ndodhej edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila i dha edhe titullin ‘Dëshmor i Atdheut” majorit që humbi jetën gjatë një shpërthimi në Letoni.
Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.
Tanushi ndërroi jetë në spital, më datë 10 maj ndërkohë që trupi i nëntetares Hasanaj përcollej për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve.”