• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Xhaçka feston me ushtaraket: Jeni shembull i përkushtimit për familjen dhe vendin (FOTO)
Home
Sociale

Xhaçka feston me ushtaraket: Jeni shembull i përkushtimit për familjen dhe vendin (FOTO)

8 March, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Në një takim të zgjedhur me gratë dhe vajzat në uniformë, ku merrnin pjesë edhe ambasadorët e vendeve të NATO-s të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vlerësoi rolin e gruas në shoqëri, duke veçuar sakrificën e grave dhe vajzave ushtarake.

“Të gjitha ju, jeni të admirueshme të dashura, gra e vajza! Jeni shembulli frymëzues, për modelin që jepni dhe dashurinë që dhuroni me përkushtimin për ta dashur e mbrojtur Shqipërinë tonë, për të mbrojtur lirinë dhe paqen e vendeve, ku ju, shpesh angazhoheni në misione, larg familjes.”-u shpreh ministrja Xhaçka, e cila theksoi edhe rolin e çdo gruaje për më shumë të drejta.

“Detyrimi im, detyrimi ynë është disafish karshi jush. Misioni ynë do të jetë i paplotë nëse nuk lobojmë fuqishëm për të drejtën e gjithësecilës për të qenë kudo e suksesshme, edhe ndër radhët e Forcave të Armatosura.”

Gjithashtu ministrja Xhaçka u shndërrua në zërin e disa nga grave dhe vajzave ushtarake shqiptare, të cilat pavarësisht vështirësive, përmes sakrificave, kanë arritur t’ia dalin mbanë. “Sot, simbolika e kësaj dite është shumë e fuqishme, për të bashkuar mendjen, zërin dhe forcën tonë, për t’u dhënë zë të gjitha grave, kudo qofshin ato.

Veçanërisht sot, do të doja të isha zëri i Vehbies, i Vehbie Kurtit, e cila ndodhet sot këtu në këtë takim, mes 400 grave e vajzave. Vite më parë ajo erdhi nga zonat e largëta të Peshkopisë për tu anëtarësuar në Forcat e Armatosura e për të na përfaqësuar denjësisht edhe në strukturat e NATO-s.

Do doja të isha zëri i Majore Merita Allmuçës, e cila përballon e vetme jetën me dy fëmijët, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit;

Do doja të isha zëri i nënkolonele Arta Drizës, nënës shkodrane të tre fëmijëve, që krahas misionit të saj si ushtarake, na ka nderuar me përfaqësimin cilësor të saj, si shahiste në disa aktivitete ndërkombëtare.

Do doja të isha zëri i Enkelejda Tyrkut, që ia la foshnjën prindërve të për të kontribuuar pranë strukturave të NATO-s për paqen në Afganistan.

Do doja sot të isha zëri edhe i më shumë se 1 mijë e 300 grave e vajzave të Forcave të Armatosura, të cilat çdo ditë luftojnë mes misionit të të qenit grua e nënë, mes kufizimeve e sakrificave të profesionit,në emër të sigurisë së familjeve të tyre e të mijëra familjeve shqiptare e jo vetëm.”

Të pranishmit i përshëndeti edhe gruaja e parë gjenerale në Forcat e Armatosura, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Manushaqe Shehu, e cila inkurajoi gratë dhe vajzat për të ecur përpara dhe për të bërë karrierë në FA.

Në aktivitet foli edhe ushtare e tretë Kristina Dajko, e cila është bërë vitet e fundit pjesë e Forcave të Armatosura, çka tregon për mjedisin miqësor që është rikrijuar tashmë në strukturat ushtarake shqiptare, edhe për gratë e vajzat.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ministrja Xhaçka u kujdes t’u dhuronte nga një lule me urimin përkatës mbi 1300 grave dhe vajzave që shërbejnë në Forcat e Armatosura Shqiptare.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet emri/ Ja kush ishte Linda Rei para se të kthehej në femër
Previous article “Menduam për bukën, se ishim…”, 36 vjet burg 8 fermerëve të kanabisit

luljetaautor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT