• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vuçiçi merr një propozim: Kosova dhe Serbia shtete të pavarura brenda një Unioni
Home
Rajon

Vuçiçi merr një propozim: Kosova dhe Serbia shtete të pavarura brenda një Unioni

19 November, 2017 Redaktor2 Rajon

Vladan Kutlesic ka qenë bashkëpunëtori i Slobodan Miloshevicit. Gjatë vitit 1999 kur po mbahej konferenca e Rambujesë, Kutlesic që mbante postin e Zëvendëskryeministrit federal ishte dërguar atje për bisedime me palën kosovare.
Juristi i njohur serb Vladan Kutlesic sipas instruksioneve, asokohe ka mundur të flas vetëm për autonomi, por tani ka evoluar.

Ai ka përmendur një propozim të avancuar për Kosovën që e ka tërhequr edhe vëmendjen e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili u tregua realist duke lënë të kuptohet se ky propozim nuk do të pranohet në Kosovë.

Gjatë javës që po lëmë pas ai tha se po të kishin qenë të mençur në Serbi do ta kishin bërë para 20 vitesh. Por çfarë ka propozuar Kutlesic?

Në një bisedë për gazetën e Beogradit “Blic” ai ka thënë se propozimi i tij nënkupton një Union Real ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ngjashëm me atë të Serbisë dhe Malit të Zi që kishte funksionuar 3 vjet.

Sipas këtij propozimi, Kosova dhe Serbia do të ishin shtete të pavarura por me disa lidhje ndërmjet vete, siç është dogana dhe tregu i përbashkët.

Kosova do të kishte ulëse në OKB ngjashëm me rastin e Ukrainës në kohën e BRSS’së.

 

Ndërkohë, sipas tij në dy vendet mund të përdoreshin valuta të ndryshme.

Me këtë propozim Veriu i Kosovës do të gëzonte autonomi sikurse edhe Manastiret serbe me të cilët do të administronte Enti i Serisë për mbrojtje të monumenteve.

 

Duke e elaboruar ulësen për Kosovën në OKB, Kutlesic ka thënë se dy vendet do të bënin marrëveshje obligative që mos të votonin kundër njëra-tjetrës në organizata ndërkombëtare.

Propozimi i profesorit serb bëhet në kuadër të dialogut që ka nisur në Serbi për Kosovën.

Vuçiq të enjten që shkoi duke folur për Kosovën ka thënë se BE po i kërkon Serbisë një dokument obligativ – marrëveshje me Kosovën, për t’i mundësuar Beogradit anëtarësim në BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi, 19 nëntor 2017
Previous article Ish-deputeti i dërgon të dashurës foton e gabuar

Redaktor2

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT