• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vuçiçi drekon me Merkelin/ Temë diskutimi edhe Kosova që…
Home
Rajon

Vuçiçi drekon me Merkelin/ Temë diskutimi edhe Kosova që…

13 April, 2018 F.autor Rajon

Temë e bisedës ishte dhe Kosova, por as njëri as tjetri nuk dha hollësi. Theksohet roli i Serbisë në rajon.

Se çfarë mendon Kancelarja gjermane Angela Merkel për një propozim eventual të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për raportet me Kosovën, kjo nuk dihet ende. Të premten Presidenti serb Vuçiç ka biseduar me Kancelaren gjermane për Kosovën, por të dy krerët ranë dakord që të heshtnin.

Në deklaratat e tij për mediat serbe, Vuçiç tha pas takimit shprehjen tashmë të njohur: “Jemi të gatshëm për një kompromis për Kosovën, por për këtë duhen dy palë”.

Para takimit, kancelarja Merkel riofroi gatishmërinë e saj për të ndihmuar në zgjidhjen e tensioneve: “Serbia luan një rol kyç në rajon, si për Kosovën ashtu edhe për Bosnjë-Hercegovinën”, theksoi Kancelarja para takimit.

Se si dhe në çfarë forme do të jetë angazhimi i Gjermanisë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, Merkel nuk e konkretizoi. Ajo tha se po e mirëpret samitin e ardhshëm të vendeve anëtare të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet më 17 maj 2018 në Sofje, si edhe konferencën e ardhshme, në kuadër të të ashtuqajturit proces të Berlinit, që do të zhvillohet në korrik 2018 në Londër.

Kontakte të shpeshtuara mes Beogradit dhe Berlinit

Aleksandar Vucic në BerlinAleksandar Vucic në Berlin

As dy muaj nuk kanë kaluar që nga vizita e fundit në Berlin e Presidentit serb Vuçiç. Asokohe Serbisë iu premtua mbështetje në procesin e saj drejt BE-së, kur veç reformave të shtetit ligjor, rolin kryesor e luan zgjidhja e çështjes së Kosovës.

Por afro një muaj më pas marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë u tensionuan, kur qeveria e Kosovës dëboi ministrin serb për Kosovën Gjuriç nga Mitrovica e Veriut. Vuçiçi kërkoi ndihmën e Rusisë për zgjidhjen e problemit, sepse sipas tij Perëndimi favorizonte shqiptarët.

Ndaj kësaj  afërie të dyfishtë të Serbisë si me BE-në, ashtu edhe me Rusinë, Berlini reagon me diplomaci: “Ne nuk mund t’u diktojmë partnerëve tanë se me kë mund të bisedojnë”, i tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert DW të premten në Berlin.

Ndërsa Vuçiçi vjen rregullisht disa herë në vit në Berlin dhe edhe më shpesh ka bisedime telefonike mes tij dhe kancelares Merkel, kontaktet e Kancelares Merkel me krerët e Kosovës janë thuajse inekzistente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Avokatja e Popullit pa dorashka: Do isha martuar me femër, por nuk i përkas atij komuniteti... (VIDEO)
Previous article Kamza një ndeshje pa tifozë, gjobë për Flamurtarin dhe Tiranën

F.autor

Postime të ngjashme

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT