• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Avokatja e Popullit pa dorashka: Do isha martuar me femër, por nuk i përkas atij komuniteti… (VIDEO)
Home
Sociale

Avokatja e Popullit pa dorashka: Do isha martuar me femër, por nuk i përkas atij komuniteti… (VIDEO)

13 April, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Mund të konsiderohet epik fjalimi i mbajtur sot nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca gjatë një aktiviteti për mbrojtjen e personave që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTI. Teksa komentonte një fotomontazh të shpërndarë në rrjetet sociale, avokatja u ndal gjatë të fliste për prirjet e saj seksuale, të cilat, siç edhe u shpreh nuk kishin lidhje me ato të këtij komuniteti. Nuk dimë pse duhej bërë ky sqarim, por Ballanca ka tregua se ishte e pa martuar, por nga ana tjetër nuk do të druhej të martohej me një femër, në rast se i pëlqente.

Ndërsa ngatërron disa herë fillin e mendimit, avokatja thotë ndër të tjera se, për të mbrojtur të drejtat e atyre që mbrojnë LGBTI duhet të angazhohen liderët e komunitetit, politikanët dhe qeveritarët.

“Jo më larg se një javë më parë pashë të publikuar nëpër Facebook për herë të parë veten time si nuse. Me një fustan të bardhë, por e martuar me një femër (Qesh) me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla vetëm për faktin se thashë që të drejtat e komunitetit gay duhet të mbrohen në Shqipëri. Pavarësisht, kjo nuk ka të bëjë me faktin se më martojnë me një femër, në fakt nuk ndjehem keq unë jam një njeri i pa martuar. Mund të martohem, por jo me një femër se nuk i përkas atij komuniteti, por dua të them që njerëzit e çojnë kaq në të tejskajshëm diskutimin sa vërtetë thonë pse ta bëj unë këtë kur nuk kam pse t’i hyj këtij debati. Prandaj them që është e vështirë për njerëz të cilët, mua nuk më cënon fare ajo foto që është publikuar, por mendojini njerëzit e tjerë që mund të jenë njerëz vulnerabël, se sa shumë tërhiqen për tu përballur me një realitet, që sa të vështirë e kanë për të folur me njerz që kanë një mendim ndryshe. Prandaj them duhet, sigurisht një qasje tjetër, ne duhet të flasim cdo sekondë jo vetëm për vete, por që ta heqim këtë kategori nga ndikimi, ose për të minimizuar ndikimin e tyre në publik. Puna e parë iu takon personave që janë shembull dhe liderë në komunitet, që nga deputetët, qeveria politikanët për të ulur nivelin e gjuhës së urrejtjes dhe për të mos e anatemuar kundërshtarin vetëm se mendon ndryshe nga ai”,- shton ajo.

Më tej gjykojeni vetë, por avokatja është e mendimit se çështja e mbrojtjes së të drejtave të njeriut duhet kthyer në modë. “Të mundohemi, të bëjmë ç’është e mundur ta kthejmë sa më në modë çështjen e të drejtave të njeriut, pikërisht duke mbrojtur ata persona që promovojnë të drejtat e njeriut bëjmë një gjë shumë të mirë”,- thotë avokatja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bakaj: Dënim i ekzagjeruar për Skënderbeun, ju tregoj jetesën me komunistët
Previous article Vuçiçi drekon me Merkelin/ Temë diskutimi edhe Kosova që...

F.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT