• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VUANI NGA ULÇERA? Këto janë kurat më të mira natyrale dhe ja si t’i përdorni
Home
Shëndet

VUANI NGA ULÇERA? Këto janë kurat më të mira natyrale dhe ja si t’i përdorni

20 December, 2020 s.autor Shëndet

Shumë prej ilaçeve më të përdorura kundër ulçerës janë zbuluar të kenë lidhje me shfaqjen e efekteve anësore apo humbjes së kujtesës.

Çfarë Është Ulçera
Ulçera ka të bëjë me lëndime të sistemit tretës dhe shpesh ka lidhje me infeksionet e shkaktuara nga bakteri i njohur si Helicobakter pylori. Dy nga format më të njohura të sëmundjes janë ulçera e stomakut dhe ajo e zorrës. Kurat kundër ulçerës janë të ndryshme dhe disa prej tyre krejt natyrale. Në këtë artikull do të zbuloni 5 kurat më të mira natyrale që ju vijnë në ndihmë kundër ulçerës.

Lëngu I Aloe Verës
Lëngu i aloe verës është një terapi e shkëlqyer për të shëruar inflamacionin në stomak dhe në muret e brendshme të zorrëve. Ekspertët rekomandojnë konsumin e një sasie prej 30 mililitrash me lëng të aloe verës me stomak bosh. Sipas studimeve ky lëng është po aq efikas se një ilaç i zakonshëm kundër ulçerës.

Manaferrat
Manaferra përmban nje substancë e cila quhet ‘elligataninë’ e cila zvogëlon inflamacionin në shtresat e brendshme të stomakut. Sipas të dhënave, njerëzit që hanë manaferra rregullisht, pësojnë një zvogëlim prej 88 përqind të ulçerës në stomak.

Kamomili
Një studim i publikuar në revistën Pharmacologia, shpjegon se kamomili është i dobishëm kundër ulçerës. Një çaj kamomili dy ose tre herë në ditë është shumë efikas për mirëqenien e stomakut dhe organizmit.

Jamballi
Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres. Rrënja e tij përshpejton shërimin e ulçerës dhe nuk prish ekuilibrat mes sasive natyrale të sodiumit dhe kaliumit në organizëm. Ajo përdoret si çaj çdo ditë për dy ose tre javë dhe më pas mund të përsëritet sërish pas një jave pushim. Përgatitet si çdo çaj bimor. Kujdes. Kjo kurë nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Probiotikët
Probiotikët janë mikrobe të mira që gjenden në formë suplementesh ose tek ushqimet e fermentuara si kosi, kefiri etj. Probiotikët që përmbajnë një lloj bakteri të njohur si Lactobacillus johnsonii janë efikase kundër zbutjes së infeksioneve të shkaktuara nga bakteri H.pylori. Përpara përdorimit të kurave natyrale ose marrjes së suplementëve, ekspertët rekomandojnë këshillimin me një mjek profesionist./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U QËLLUA ME 5 PLUMBA NË RESTORANT/ Ky është shqiptari që u ekzekutua në Spanjë (EMRI)
Previous article VERSIONI I KORONAVIRUSIT TË RI NË ANGLI/ Paralajmëron OBSH: Situata mund të bëhet me keq, jemi...

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime? Shëndet

E BËNI ÇDO DITË PA E KUPTUAR/ Ky zakon i zakonshëm mund të irritojë fshikëzën dhe zonën intime?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT