• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VUANI NGA SEMUNDJA E VESHKAVE? Me këtë erëz mund të parandaloni të gjitha problemet
Home
Shëndet

VUANI NGA SEMUNDJA E VESHKAVE? Me këtë erëz mund të parandaloni të gjitha problemet

18 June, 2020 F.autor Shëndet

Prevalenca e sëmundjeve të veshkave në Shqipëri ka pësuar një rritje progresive në vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Shërbimit të Nefrologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, 1 në 10 shqiptarë vuajnë nga sëmundjet e veshkave.

Në shumë raste, pacientë të caktuar ndjekin trajtime mjekësore në klinika a spitale por krahas tyre edhe terapi të mjekësisë popullore që përfshijnë kryesisht barishte, zhardhokë apo edhe erëza.

Një ndër erëzat më të mira për shëndetin e veshkave e kundër sëmundjeve që i dëmtojnë ato, është turmeriku.

Turmeriku, Erëza Që Ndihmon Kundër Sëmundjeve të Veshkave
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo erëz ndihmon shumë në lehtësimin e simptomave për pacientët që vuajnë nga këto sëmundje.

Kjo mirësi e turmerikut i atribuohet kurkuminës, një përbërës aktiv që ngadalëson progresin e sëmundjeve kronike dhe parandalon probleme me veshkat.

Kurkumina konsiderohet si antioksidant dhe anti-inflamator.

Kurkumina i jep turmerikut edhe ngjyrën karakteristike.

Kurkumina është provuar të jetë efikase në trajtimin dhe mbajtjen nën kontroll të ulçerës peptike, psoriazës, diabetit, aterosklerozës madje edhe kundër kancerit.

Studime të një shkalle të vogël mbi vlerat e kurkuminës tek turmeiku tregojnë se në vetëm tre muaj konsum të rregullt, ajo mund të ulë tensionin sistolik të gjakut, të shmangë lëshimin e proteinave të tepërta në urinë si dhe shmang gjakderdhjen nëpërmjet rrugëve urinare.

Për më tepër, është zbuluar se kjo erëz përmirëson treguesit inflamatorë tek pacientët e dializës, përmirëson nivelin e lipideve në gjak dhe ul rrezikun e sëmundjeve të veshkave.

Efektet Anësore Të Turmerikut
Në krahasim me kura të tjera natyrale, turmeriku është një erëz e sigurtë të cilën trupi e toleron edhe në doza të larta.

Megjithatë, turmeriku ka nevojë të shoqërohet me piper në mënyrë që trupi të përthithë plotësisht vlerat e tij.

Piperi i zi ndihmon në përthithjen e kurkuminës në një nivel mbi 2000 përqind.

Tek disa njerëz, turmeriku mund të shkaktojë probleme me tretjen, si konstipacion, të përziera, të vjella, refluks acidik dhe dhimbje barku./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE/ E goditi me levë hekuri në kokë, babai vret vajzën se erdhi vonë në shtëpi
Previous article DESTINACIONI I DITËS/ Shëngjini, "perla" e bregdetit verior të Shqipërisë

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT