• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VUANI NGA DHJAMOSJA E MËLÇISË? Këto janë katër kurat dhe trajtimet natyrale që ju duhen
Home
Shëndet

VUANI NGA DHJAMOSJA E MËLÇISË? Këto janë katër kurat dhe trajtimet natyrale që ju duhen

31 May, 2021 s.autor Shëndet

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësishme sepse mbron organizmin nga substancat e dëmshme dhe toksinat që ne marrim me ose pa dashje nëpërmjet pijeve dhe ushqimeve. Mëlçia është gjithashtu nga të paktat organe që pavarësisht dëmtimit ose përgjysmimit mund të rritet e zhvillohet si e tërë.

Ky organ filtron 1.4 litra gjak në minutë. Mirëmbajtja e saj është e gjitha në varësi të njeriut. Të qenit mbipeshë, në moshë të rritur ose të plakur, tensioni i lartë i gjakut dhe yndyrnat janë faktorë rreziku për shfaqjen e këtij problem. Më poshtë do të mësoni për disa kura natyrale që e shpëtojnë mëlçinë nga ky problem.

Xhenxhefili
Xhenxhefili përmirëson tretjen, sistemin respirator dhe atë të qarkullimit. Ai është gjithnjë i rekomandueshëm për djegien e yndyrnave dhe detoksifikimin. Udhëzohet të merrni nje zhardhok mesatar të xhenxhefilit, qërojeni dhe prijeni në copa. Ziejini në 500 ml ujë dhe pasi të valojë për 10 minuta, lëreni të ftohet. Këtë lëng mund ta pini esëll për 15 ditë me rradhë.

Argjinarja
Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e mëlçisë, atëherë udhëzohet duhet të përfshini argjinaren në regjimin tuaj ushqimor. Ajo ngadalëson përthithjen e yndyrnave në organizëm.

Përbërësit
4 argjinare të freskëta
2 limonë
1 litër ujë

Përgatitja
Ziejini argjinaret në ujë dhe më pas shtoni limonët. Lërini të zihen për 20 minuta. Më pas kullojeni lëngun dhe pijeni esëll për 15 ditë.

Gjembgomari
Gjembgomari ndihmon jo vetëm në pastrimin e mëlçisë por edhe parandalon formimin e gurëve në tëmth. Udhëzohet të zieni tre degë të gjembgomarit në 3 gota me ujë. Pas 15 minutash, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet. Lëngun duhet ta pini tre herë në ditë përpara vakteve.

Rrepka Për Shëndetin E Mëlçisë
Kjo perime e shëndetshme ndihmon në pastrimin e organizmit dhe mëlçisë. Ajo është e mirë për rigjenerimin dhe shërimin e saj. Merrni dy rrepa të kuqe, 250 ml ujë dhe përziejini në një mikser deri sa të përfitoni një masë homogjene. Lëngun duhet ta pini një herë në dy ditë. Gjatë kohës së përdorimit të kurave të mësipërme, duhet që të shmangni konsumin e ushqimeve të yndyrshme, bulmetit, pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe alkolin./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIHMOI SKUADRËN PËR TË FITUAR TITULLIN/ Futbollisti i Inter-it zgjidhet lojtari më i mirë i Serisë A, ja emri...
Previous article ZYRTARE/ Tirana rikonfirmon Orges Shehin si trajner dhe për sezonin e ardhshëm

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT