• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VUANI NGA ARTITI? Ja cilat janë ushqimet që duhet të shmangni
Home
Shëndet

VUANI NGA ARTITI? Ja cilat janë ushqimet që duhet të shmangni

25 November, 2022 s.autor Shëndet

Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të përpiqen të kufizojnë ndjeshëm konsumin e ushqimeve që nxisin inflamacionin.
Çfarë Është Inflamacioni?

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj toksinave ose lëndëve të huaja në trup. Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer.

Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten. Inflamacioni mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin. Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, nxit shfaqjen e shumë sëmundjeve. Bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sindroma metabolike, Alzheimeri, depresioni dhe artriti.

Ushqimet Që Duhet Të Shmangni Nëse Vuani Nga Artriti?

Beteja kundër shumë sëmundjeve, përfshirë edhe artritin mund të nisë pikërisht në tryezë, duke shmangur një sërë ushqimesh.

Alkooli?

Alkooli përkeqëson inflamacionin në trup, sidomos nëse pini 1-2 pije për vakt. Ekspertët rekomandojnë kufizimin e ndjeshëm të tij për të mbajtur nën kontroll sëmundjen.

Buka e Bardhë?

Sipas të dhënave, buka e bardhë është një burim karbohidratesh të përpunuara. Ajo nxit inflamacionin dhe është e dëmshme për pacientët që vuajnë nga artriti. Në vend të bukës së bardhë mund të zgjidhni bukë me drithëra të plotë që është e pasur me fibër, vitamina dhe minerale.

Akullorja?

Sheqeri nxit inflamacionin dhe bashkë me qumështin mund të përkeqësojë simptomat e artritit. Ekspertët janë kundër konsumit të rregullt të akullores.

Patatet e Skuqura?

Njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të qëndrojnë larg patateve të skuqura. Ato përmbajnë acide yndyrore omega-6 që nxisin inflamacionin dhe përpos të tjerave janë karbohidrat i përpunuar i pasur me kripë.

Pse anashkalimi i mëngjesit mund të jetë i rrezikshëm

Shkencëtarët tregojnë se kur mund të vijë FUNDI I BOTËS

Mbajini gjithmonë pranë vetes! Këto janë shenjat e Horoskopit që “japin dhe shpirtin” për të tjerët
Pijet e Gazuara

Këto pije janë plot e përplot me sheqer dhe substanca të tjera që ndezin inflamacionin dhe shumëfishojnë dhimbjet e shkaktuara prej artritit. Në vend të pijeve të gazuara ju mund të pini çaj jeshil ose ujë me fruta.

Patatinat?

Këto karbohidrate të përpunuara janë plot me kripë dhe të skuqura në vaj vegjetal. Ato irritojnë inflamacionin dhe shkaktojnë dhimbje tek pacientët e prekur nga artriti.

Mishi i Kuq?

Mishi i kuq rrit inflamacionin, sidomos kur është gatuar në zgarë. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të shmangin sa më shumë konsumin e këtij mishi.

Margarina

Margarina është e tejmbushur me yndyrna artificiale të cilat ulin kolesterolin e mirë dhe rrisin atë të keq. Në vend të kësaj yndyrne zgjidhni ato të shëndetshme siç janë avokado, arrat dhe farat e linit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BETEJA JONË ËSHTË PËR NJË NRYSHIM..."/ Meta mesazh nga Korça: T’u rikthejmë dinjitetin shqiptarëve
Previous article NDRYSHOJNË ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shitet nafta dhe benzian në vend

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT