• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vuani nga anemia? Këto janë disa ushqime që duhet të konsumoni për të përmirësuar gjendjen tuaj.
Home
Shëndet

Vuani nga anemia? Këto janë disa ushqime që duhet të konsumoni për të përmirësuar gjendjen tuaj.

4 March, 2018 Redaktor2 Shëndet

Anemia është një nga sëmundjet që sjell shumë simptoma klinike në organizmin e pacientëve që vuajnë prej saj. Rrallë mund të ndodhë që anemia të vijë si pasojë e keqpërthithjes së lindur të hekurit, acidit folik, apo vitaminës B12. Më shpesh, anemia është pasojë e sëmundjeve të tjera, të cilat si komplikacion sjellin anemi, pra ulje të numrit të rruazave të kuqe të gjakut (eritrociteve), të hemoglobinës, ose të dyjave së bashku. Mirëpo, eritrocitet me hemoglobinën përkatëse janë të rëndësishme për transportin e oksigjenit në ccdo qelizë të organizmit dhe në largimin e dioksidit të karbonit nga ccdo qelizë e organizmit.

Kjo sjell si pasojë kryesore plogështinë, por shfaqen edhe ndjenjat e therrjeve si të gjilpërave në duar dhe këmbë, mungesa e vullnetit, depresioni, kujtesa e dobët; Këto shenja i përkasin mungesës së hekurit. Nëse mungon vitamina B12 apo acidi folik, jeni më të ndjeshëm ndaj infeksioneve. Kjo është arsyeja se pse duhet ta pasuroni dietën tuaj me ushqime të pasura me hekur, vitaminë B12 dhe acid folik.

Ushqimet kundër anemisë:

Soja dhe drithërat

Shumica e bimëve leguminoze janë të pasura me hekur, por ato duhet të zgjidhen me kujdes, sepse disa përmbajnë acid fitik, i cili e vështirëson absorbimin e hekurit. Megjithatë, këtë mund ta zgjidhni duke i zhytur drithërat në ujë gjatë natës. Ndër këto perime leguminoze, soja është më e mira për aneminë. (Sigurisht, bëni kujdes se çfarë soje blini, sepse sojë OMGJ (Organizma të Modifikuar Gjenetikisht) ka më së shumti në treg).

Gjysma e kërkesave ditore për hekur sigurohet me vetëm një filxhan sojë të gatuar. Ajo ka pak yndyrë dhe shumë proteina.

Drithërat integrale përveç hekurit përmbajnë edhe acid fitik, por buka nga gruri integral bëhet pas fermentimit të kokrrës, kështu që niveli i acidit të lartpërmendur bie. Kjo bukë është zakonisht një zgjidhje më e mirë për shëndet se buka e zakonshme, ndërsa atë mund ta bëni edhe vetë dhe ta përzieni me miell misri.

Në dietë është e këshillueshme të përfshini edhe kuinoa, e cila është një zëvendësim i mirë për orizin.

Mishi

Mëlçia (e derrit, pulës, gjeldetit, lopës…) është një burim i pasur i hekurit, por edhe mishi i pastër i kuq. . Trupi përmes këtij ushqimi më lehtë e absorbon hekurin, ndërsa do të siguroni dhe vitaminë B12. Për shembull, mëlçia e viçit ka më shumë se 600 për qind të nevojës tuaj të përditshme të hekurit dhe vitaminës B12. Duhet të bëni kujdes që të mos konsumoni shpesh mish të kuq, pasi është një nga ushqimet me riskun më të lartë për zhvillimin e kancerit të stomakut.

Perimet

Konsumoni kungull dhe fara kungulli. Spinaqin kurrsesi mos e anashkaloni, sepse është i pasur me një mori të vitaminave dhe ushqyesve. Nëse mund të gjeni hithra, kjo është një zgjedhje më e mirë. Ato kërkoni në vende të pastra dhe të pandotura. Edhe pse, është gjithashtu e dobishme të pini çaj nga hithrat – një filxhan në ditë. Domatet duhet të jenë më shumë zgjedhje për sallatë, sepse përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin e hekurit.

Pini lëng të domateve në vend të kafesë, e cila mund ta ngadalësojë absorbimin.

Nga sallatat përdoreni edhe panxharin (të zier ose në pijet smoothie). Atë gjithashtu mund ta imtësoni dhe shtrydhni, dhe ta pini lëngun e freskët, por në qoftë se shija është e pakëndshme, përzieni me lëng të mollës, portokallit ose limonit. Panxhari e pastron trupin, dhe, natyrisht, është i pasur me hekur.

Frutat

Shega është plot me vitaminë C, A dhe E, fibra, kalium dhe hekur. Konsumojeni atë të freskët ose në formë të lëngut. Hani kajsi të thata, të cilat janë të pasura me hekur, por edhe rrush të thatë. Mund të konsumoni edhe fruta të pasura me vitaminë C, për t’u siguruar që trupi juaj mund ta përthithë më mirë hekurin nga zorra e hollë. / bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rritet numri i shitjes së telefonave të përdorur
Previous article Egjipti njoftoi zbulimin e një nekropoli, me qindra sarkofagë dhe mijëra statuja

Redaktor2

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT