Një punonjës i Gardës së Republikës i identifikuar me inicialet Arjon Mançe, 30-vjeç me origjinë nga Përmeti dhe banues në Tiranë, ka vrarë veten me armën e shërbimit, në ambientet e Gardës së Republikës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00. Mësohet se Gardisti ka qenë në kushte të rënduara psikologjike në momentin kur ka kryer aktin e vetëflijimit. Mësohet se gardisti ka shkruar në librin e shërbimeve të Gardës së Republikës se do i jepte fund jetës.
Do vras veten. Do iki nga kjo botë.
Shënimi i Arjon Mançe në librin e shënimeve të Gardës
Mësohet se gardisti 30-vjeçar ka qenë me shërbim me trupat komando në Afganistan, në kuadër të misionit të NATO-s për paqen dhe sigurinë në vendin e trazuar nga talebanët.
Në 30 qershor të këtij viti ishte Shkëlzen Qordja, 31-vjeç, me detyrë shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit në ambientet e Gardës dhe për rrjedhojë humbi jetën.
Njoftimi i policisë:
Njoftim
Rreth ores 23:00, te mbremjes se kaluar në ambjentet e Gardës se Republikes, teksa po kryente sherbimin prane hyrjes dytesore te institucionit, punonjësi i Gardes A.M., 30 vjeç, nga Permeti, dyshohet se ka vrarë veten me armen e sherbimit.
Per hetimin e rastit u ngrit nje grup i posaçem nen drejtimin e Prokurorise. Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova qe forcojne dyshimin se akti eshte kryer ne kushtet e tronditjes psikike.
Hetimet po vijojne per zbardhjen e gjithe rrethanave te ngjarjes.


